Alarmohet Partizani, pa katër titullarë në ndeshjen me Kukësin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja e djeshme kundër Skënderbeut, rezultoi fatale për ekipin e Partizanit, i cili humbi jo vetëm  3 pikë, por në të njëjtën kohë edhe 2 titullarë të tjerë.

“Demat” do të luajnë në sfidën më të rëndësishme të tyre me mungesë të katër titullarëve, pasi përveç Melos dhe Boldor, nga ndeshja e djeshme trajneri italian Adolfo Sormani duhet të mos llogarisë as Bruno Telushin, i cili plotësoi numrin e kartonëve  e Rron Brojën, që doli nga loja me karton të kuq.

Ndërkohë rikujtojmë, se braziliani Melo dhe Boldor janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës me pezullim të 5 ndeshjeve, nga sherri që u bë në  ndeshjen kundër Teutës, përpara ndërrimit të viteve.

Rezultatet aspak të mira dhe situata e krijuar nga mungesa e disa prej emrave kryesor te të kuqtë e përkeqëson akoma më shumë gjendjen e tyre para ndeshjes me Kukësin, që do luhet ditën e djelë, me 26 janar në stadiumin “Air Albania”. Nëse Partizani do  të humbë edhe në sfidën e radhë titulli kampion për këtë vit do të duket shumë i largët për “Demat” e kryeqytetit./Fjala.al/

Të fundit

Takimi në 1978 me Kadri Hazbiun në Luaras- Si e shpëtoi babanë tim nga verbimi

Pergatiti Artur Ajazi Nëse çobani patriot Lake Luarasi, nuk do të kishte takuar rastësisht Kadri Hazbiun në malet e Luarasit...

“Bien aplikimet e shqiptarëve për azil”- Eurostat: Në janar dhe shkurt vetëm 980 kërkesa

Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje të përkohshme në shtetet e Bashkimit Europian (BE) kanë vijuar tendencën rënëse të fortë edhe në dy muajt...

Atentat me armë zjarri, ekzekutohet një 25-vjeçar në Durrës

Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Durrës. Mësohet se është vrarë në një atentat me armë zjarri Ermir Dedja, i...

“Eksperti” Manja udhëzon SPAK-un sesi duhet të hetojë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i parashtroi SPAK-ut tetë “udhëzime” të qeverisë sesi duhet të hetojë, vendosë për masat e sigurisë dhe zbusë dënimet...

Lajme të tjera

Web TV