Gjyqi ndaj Trump-it në Senat, sot deklaratat e hapjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për gjyqin ndaj Presidentit Donald Trump, senati amerikan do të dëgjojë deklaratat e hapjes nga një grup anëtarësh të Dhomës së Përfaqësuesve. Ata do tw argumentojnë se përse presidenti duhet të shkarkohet nga detyra.

Demokratët thonë se Presidenti Trump shpërdoroi pushtetin në veprimet e tij me Ukrainën dhe pengoi Kongresin në hetimin që ndërmori. Presidenti mohon se ka bërë diçka të gabuar.

Pak para orës 2 të mëngjesit Senati votoi në linja partiake, 53 me 47 për të miratuar rregullat e gjyqit të propozuara nga udhëheqësi i shumicës republikane Mitch McConnell, raporton VOA.

Votimi erdhi pas një serie debatesh, sepse demokratët e pakicës kanë kërkuar që në gjyq të lejohet paraqitja e dokumenteve dhe e dëshmive nga ana e zyrtarëve të administratës Trump, të cilët Shtëpia e Bardhë nuk i lejoi të dëshmonin gjatë fazës së hetimit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Përfundimisht u vendos që si ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që do të bëjnë deklaratat e hapjes ashtu edhe ekipi ligjor i Presidentit Trump do të kenë nga 24 orë afat për këto deklarata në një shtrirje kohe prej tre ditësh. Gjithashtu, në gjyq nuk do të lejohen dëshmitarë të rinj, diçka që demokratët e kërkonin me ngulm.

Fakti që votimi u bë në linja të prera partiake flet shumë për rezultatin e pritshëm të gjykimit, pra është thuajse e sigurt që ky gjyq nuk do ta shkarkojë Presidentin Trump nga detyra pasi asnjë nga republikanët nuk ka sinjalizuar se do të votonte kundër tij.

Ndërkohë, Presidenti Trump sulmoi ashpër akuzuesit e tij në Senat, por tha se do të preferonte një gjykim më të gjatë, në mënyrë që zyrtarët e lartë të administratës së tanishme dhe ata të mëparshëm të mund të dëshmojnë në gjyq, megjithëse kjo do të krijonte shqetësime të sigurisë kombëtare.

Lexo edhe :  Trump shtyn nisjen drejt samitit të NATO-s, mbledh sot Këshillin për Sigurinë Kombëtare

Duke folur në një konferencë të paplanifikuar me gazetarët në Davos të Zvicrës, Presidenti tha se i takon Senatit të vendosë rregullat e gjyqit, por se ai do të dëshironte që ish-këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton dhe sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo të dëshmonin.

Trump vazhdoi edhe sot ta quajë farsë procesin kundër tij por tha se nuk i ka ndryshuar planet për të mbajtur fjalimin tradicional për gjendjen e vendit më 4 shkurt.

Të fundit

Titullari i Barcelonës befason botën: Pranoj ulje page

Frenkie De Jong ka rënë dakord të ulë pagën për të zgjatur kontratën e tij me Barcelonën. Lajmi raportohet...

Ngacmim moral, “shpikja” e radhës e Mbappe për një gjyq në Paris

Kylian Mbappe ka akuzuar Paris Saint-Germain për ngacmim moral. Ju duket gjë e padëgjuar? Ndoshta, por ai thjesht ka kthyer përgjigje për një padi...

Rikthehen tërmetet! Çfarë të bëni nëse jeni në shtëpi, në rrugë apo në makinë

Tirana dhe qytetet fqinje kanë përjetuar ditët e fundit momente frike dhe paniku për shkak të aktivitetit të moderuar sizmik, me tërmete deri në...

VIDEO: Ylli i Real Madrid jep asistin perfekt në Botëror

Vinícius Junior nuk është lojtar normal. Braziliani e tregoi këtë edhe në ndeshjen e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube kundër RB...

Shkodër, mjeti përplaset me një motor, plagoset 16- vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke përplasur një motor me të...

Lajme të tjera

Web TV