Vrau bosin e drogës/ Pranga suedezit, zbulohen lidhjet me Flamur Beqirin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një suedez, është arrestuar në aeroportin e Kopenhagenit, si i dyshuari kryesor për vrasjen e bosit shqiptar të drogës Flamur Beqiri.

22-vjeçari suedez, Anis Hassimi, me origjinë tuniziane u arrestua nga policia daneze, teksa po kthehej nga një udhëtim në Tajlandë, siç raportohet nga gazeta suedeze Kvallsposten.

Një 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagenit më 20 janar, i dyshuar për vrasjen e Flamur Beqirit. Ai  ndodhet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit përsëri në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.Emri i tij ka bërë që policët danezë në bashkëpunim me ata britanikë të dyshojnë për lidhjet e 22-vjeçarit me Flamur Beqirin për shkak se shqiptari ishte përfshirë në një luftë bandash me kriminelët e Afrikës së Veriut.

22-vjeçari mohon çdo përfshirje në vrasje dhe është zotuar se do të luftojë për të mos u ekstraduar në Mbretërinë e Bashkuar.

Hassimi konsiderohet nga policia si autori kryesor i dyshuar i kësaj ngjarjeje, ku shqiptari Flamur Beqiri u vra në sytë e familjes së tij në ditën e Krishtlindjeve.

Lidhjet me bandat e drogës

36-vjeçari që u vra në sy të fëmijëve dhe gruas së tij, Debora Krasniqi, jashtë shtëpisë 1.5 milion paund, dyshohej se ishte përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit përmes Marokut dhe Spanjës në Suedi. Për këtë arsye, ai ishte një nga personat më të kërkuar të shtetit suedez.Ai dyshohet se ka qenë i lidhur me një bandë në Malmo e cila ishte futur në një kurs përplasje mes rivalët e saj në Suedi. Drejtuesi i bandës rivale i shpëtoi me një plagosje një atentati në Malmo vjet, ndërsa tre shokët e tij u vranë. Nga përplasja mes dy bandave janë shënuar mbi dhjetë viktima në Suedi dhe në Spanjë. Nga kjo situatë, Beqiri 4 vite më parë u largua në Angli” shkroi pas vrasjes, ‘Daily Mail’.

Lexo edhe :  Rama prezanton skuadrën fituese të deputetëve në Berat (VIDEO)

Sipas detajeve të zbuluara nga hetimi policor, mësohet se një person ka mbajtur nën vëzhgim  Flamur Beqirin përpara se ta vriste, ndërsa shqiptari ishte duke u kthyer në shtëpi me gruan Debora dhe djalin e tyre në mbrëmjen e 24 dhjetorit.

Fqinjët kanë deklaruar në dëshminë e tyre për autoritetet britanike se pak ditë para vrasjes kishin parë një person të dyshimtë që lëvizte në zonë.

Skema e vrasjes, e njëjtë ai ato në Suedi

Policia beson se Beqiri ishte pjesë e kontrabandës së drogës, por edhe i shumë vrasjeve në Suedi.  Disa nga ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij u vranë pasi ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar tre vjet më parë.

Miku i tij Naief Adawi, 33 vjeç, u bë shënjestër e një vrasësi sirian në Malmo të Suedisë. Vrasësi sirian nuk arriti ta qëllonte Adawin, por ekzekutoi gruan e tij, Karolin Hakim e cila në ato momente po mbante foshnjën në krah. Fëmija arriti të mbijetonte. Kjo është e njëjta skemë në vrasjen e Flamur Beqirit, i cili u vra në sy të gruas dhe fëmijëve të tij.  Flamur Beqiri ishte producent, ndërsa gruaja e tij Debora Krasniqi në profilin ka postuar foto me disa emra të njohur të muzikës. Ai njihej për jetën e tij të shtrenjtë, të cilën e trumbetonte vazhdimisht, sidomos kur u martua në liqenin e Comos në Itali, në tetor të vitit 2018.Flamur Beqiri është vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri, e cila ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard./Fjala.al/

Të fundit

Shqiptarët, njerëzit me valixhe në dorë e vështrimin përtej detit

20 qershor: Dita Botërore e Refugjatëve Nga Leonard Veizi Ishte tejet tronditëse të shihje nga ekranet e huaja se si...

NATO/ Spanja prish planet e Trump, del kundër 5% të shpenzimeve ushtarake

REUTERS, MADRID/ Spanja ka kërkuar të mos marrë pjesë në planin e NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të anëtarëve në 5% të...

Ana Lika zbulon sëmundjen neurologjike që e preku gjatë shtatzënisë

Aktorja e njohur shqiptare, Ana Lika, ka ndarë së fundmi një nga rrëfimet më të dhimbshme dhe intime të jetës së saj personale. E...

Ekspozohen 16 miliardë fjalëkalime, në rrezik Google, Apple, Facebook

Kur hajdutët e fjalëkalimeve nuk dinë si të ruajnë “plaçkën”, rezultati është miliona e miliona kredenciale të ekspozuara ndaj kriminelëve të tjerë kibernetikë. Víctor Endrino...

Misteri i alarmit të IAEA-s. Sa afër është Irani me ndërtimin e bombës atomike?

Corriere della Sera  Ne duhet të jemi të imunizuar kundër propagandës së luftës deri tani. Rasti i “armëve të shkatërrimit në masë” që Sadam Huseini...

Lajme të tjera

Web TV