I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell u ka bërë politikanëve të Kosovë një ofertë që nuk duhet ta refuzojnë.
Grenell deklaroi se tarifa 100 për qind duhet të hiqet dhe po ashtu duhet të ndalet lobimi i Serbisë kundër Kosovës.
Diplomati amerikan theksoi se duhet të mundësohet përparimi dhe zhvillimi ekonomik dhe se ky do të jetë mesazhi që do ta përcjellë edhe gjatë vizitës së tij në Beograd, që është planifikuar për të premten.
Grenell është takuar me liderin e VV’së, Albin Kurti, ku nga ai ka kërkuar heqjen e taksës 100% po sa të vjen si kryeministër i vendit.
Ai ka kërkuar heqjen e taksës si zëvendësim me zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, hapjen e bizneseve të reja evropiane dhe amerikane në Kosovë dhe punësimin e të rinjve nëpër puna.
“I thashë zotëri Kurtit dhe do tu them të gjithë politikanëve që i takojë këtu se nëse duan zhvillim ekonomik taksa 100 % duhet të hiqet. Kjo është diçka e cila duhet të hiqet në të njëjtën kohë me kampanjën e ç’ njohjeve nga Serbia. Dhe mendoj që të dyja këto duhet të hiqen në mënyrë që bizneset të lëvizin përpara. Mesazhin e njëjtë do ta barti edhe në Beograd, dua të shoh që po ecim përpara, dua të shoh se familjet e reja të kenë paga më të mira. Këtë mesazh e kam për juve sot këtu, e të njëjtin mesazh do ta përcjellë edhe në Serbi”, u shpreh Grenell.
Ai tutje ka thënë se Administrata e Trump ka qenë shumë e suksesshme në rritjen e ekonomisë amerikane duke hequr pengesat qeveritare, duke u përpjekur që qeveria të ndihmon bizneset, duke pyetur çdo ditë se çfarë mund të bën qeveria për bizneset për të ndihmuar bizneset të rriten.
“….kjo taksë duhet të hiqet në të njëjtën kohë me ndaljen e Serbisë për fushatën e çnjohjeje të Serbisë për pavarësinë e Kosovës, të njëjtën porosi do ta bartë edhe në Beograd dhe dua të shoh se ne duhet të lëvizim përpara duke ndihmuar familjet e reja, të rinjtë duke arritur një zhvillim ekonomik dhe të shoh një ekonomi në rritje dhe kjo është porosi që do ta bartë edhe në Serbi”.
Emisari i Posaçëm amerikan, Richard Grenell, ka folur pas takimit që ka zhvilluar me Kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Ai ka thënë se me të pranishmit në takim, kanë ndarë disa ide ku fokus i veçantë ishte zhvillimi ekonomik dhe për këtë duhet fillimisht tejkaluar përplasjet politike.
”Ndava mesazhin e njejtë që Amerika s’është e interesuar të përfshihet në formimin e Qeverisë. Ne ndamë disa ide ekonomike për të krijuar energji përreth për të krijuar vende të reja pune. Folëm për një të ardhme me progres. Administrata Trump është krenare për arritjen në ekonomi. Një nga ekonomitë më të mira në botë”.
Grenelli, tha se në takim është diskutuar edhe se në një të ardhme të afërt do të punojnë edhe për projekte të reja.
Richard Grenell edhe të mërkurën ka thënë se Kosova duhet të bëjë progres dhe se kjo, sipas tij, nënkupton “heqjen e tarifave”.
Duke iu përgjigjur një komenti të presidentit Hashim Thaçi në Tëitter, i dërguar special i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbisë, tha se këtu duhet të përfshihet edhe “heqja e tarifave” ndaj mallrave serbe.
“Faleminderit zotëri President. Duhet të bëjmë progres – i cili përfshin heqjen e tarifave”, ka komentuar Grenell.
Grenell u takua dje me presidentin Thaçi, ndërsa sot ka takua liderin e VV-së, Albin Kurtin dhe kreun e LDK-së, Isa Mustafën.
Kujtojmë se më 6 nëntor të vitit 2018, Qeveria në largim e Kosovës vendosi taksën prej 10 për qind për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kurse më 21 nëntor kjo taksë u ashpërsua më 100 për qind për të gjitha produktet dhe mallrat e importuara nga këto dy shtete.