Katër klube të La Ligës rrezikojnë të përjashtohen, ja arsyeja

Një lajm tronditës është duke qarkulluar në mediet spanjolle, ku bëhet me dije se katër klube të La Ligës rrezikojnë të përjashtohen nga kampionati.

Ish drejtori i klubit të Osasunës, Angel Luis Vizkei ka denoncuar një ngjarje të rëndë  që prek skuadrën e drejtuar dikur nga ai, Getafe-n, Espanjol-in dhe Betis-in

Në denoncimin e ish drejtorit thuhet se Osasuna ka paguar tre klubet e tjera që të tolerojnë në ndeshje ose si thuhet ndryshe i ka paguar ata për të blerë fitoret. Këto deklarata janë mohuar nga ish presidenti i Osasunës, Miguel Archanco, megjithatë UEFA ka filluar hetimet dhe janë në pritje të mbylljes së gjyqit për të dhënë edhe verdiktin e vendimin përfundimtar.

Ndonëse këto ngjarje janë regjistruar para disa viteve, katër klubet rrezikojnë të përballen me ndëshkime e përjashtim nga kompeticionet evropiane./Fjala.al/