Mbi 30 mijë apartamente/ Kadastra: Procedura e re për të marrë tapinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pallatet pa pronarë, si plotësohet dosja për të marrë certifikatën e pronësisë

Nga vetëdeklarimi te lidhja e kontratës: Të gjithë hapat që duhet të ndjekin banorët

Pronarët që kanë blerë shtëpi në pallate që është shkelë leja dhe ndërtuesit janë zhdukur pa i pajisur banorët me tapinë e shtëpisë, duhet të ndjekin një procedurë specifike për të marrë certifikatën e pronësisë. Agjencia e Kadastrës ka publikuar së fundmi një manual me të gjitha hapat që duhet të ndjekin banorët e këtyre pallateve për të marrë tapitë e shtëpive të tyre. Procesi nis me emërimin e një administratori, i cili duhet të përfaqësojë të gjithë banorët e pallatit në zyrat e Kadastrës dhe të ndjekë gjithë procesin. Banorët e pallatit duhet të zgjedhin një përfaqësues, i cili më pas duhet të pajiset me prokurën e përfaqësimit. Si përfaqësues mund të caktohet administratori i pallatit, avokat, individ i besuar nga qytetarët, etj.. Ai do te luajë rolin e administratorit të procesit, do të mbajë kontaktin me institucionin/institucionet si dhe banorët, paralelisht, për të koordinuar bashkëpunimin, mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm, për të përfaqësuar qytetarët në takime sipas nevojës, etj..

Lista e banorëve

Personi i autorizuar, duhet të hartojë listën e saktë të banorëve posedues dhe pronarë legjitimë të apartamenteve, njësive apo garazheve, ndarë sipas kateve, renditur sipas radhës, si dhe numrin rendor fizik të pronës që posedojnë. Personi i autorizuar, duhet të mbledhë nga qytetarët që ai përfaqëson, të gjitha vetë-deklarimet, kontratat e porosisë së banorëve, si dhe çdo akt tjetër noterial që lidhet me pronën e poseduar. Që të fillojë procedura e legalizimit nga ana e ASHK, duhet që minimalisht të jenë mbledhur mbi 80% e dokumentacionit të të gjithë godinës. Sipas udhëzimit personi i autorizuar, duhet të mbledhë kopje të kartave të identitetit të personit/personave që kanë kryer blerjen, pra që kanë firmosur kontratën e porosisë, në momentin e blerjes.

Dokumentet

Personi i autorizuar, duhet të mbledhë të gjithë certifikatat familjare të personit/personave që kane kryer blerjen, dmth që kanë firmosur kontratën e porosisë, në momentin e blerjes. Personi i autorizuar, duhet të mbledhë dhe të administrojë në dokumentacionin e dorëzuar, kontratat të cilat kanë realizuar shitje në palë të treta. Pra, të sigurohet përfituesi final juridikisht i vlefshëm, i njësisë, apartamentit apo garazhit. Në udhëzim përcaktohet se personi i autorizuar, duhet të dorëzojë në format digjital (ne DËG), projektin e përpunuar sipas lejes së miratuar në njësinë vendore përkatëse. Kopja e projektit mund të tërhiqet nga bashkia/komuna, për ta përpunuar nga format letre në format digjital. Personi i autorizuar duhet të dorëzojë në format digjital projektin e përpunuar sipas gjendjes ekzistuese sot. Në këtë dokument, do të paraqiten të gjitha ndryshimet e mundshme, që ka pësuar objekti nga leja e miratuar, duke reflektuar sipërfaqet e shtuara, sipërfaqet e mbyllura, ndryshimet e destinacionit.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor 11 gusht/ Dollari dhe euro lëvizin lehtë, si qëndrojnë monedhat e tjera

Përcaktimi i sipërfaqes

Personi i autorizuar, duhet të konfirmojë se, së bashku me projektin e zbatuar, të jetë dorëzuar edhe tabela e sipërfaqeve në çdo kuotë, me ndryshimet që janë realizuar nga projekti i miratuar me leje ndërtimi. Personi i autorizuar duhet të dorëzoje në format digjital projektin e pallatit të ndërtuar pa leje.

Akt-ekspertimi i objektit

Çfarëdo akti noterial, që lidhet me posedimin dhe pronësinë, është mirë të depozitohet si dokumentacion shtesë, për të qartësuar gjendjen juridike. Personi i autorizuar duhet të dorëzoje akt ekspertizën për qëndrueshmërinë e objektit, të hartuar dhe firmosur nga një inxhinier konstruktor i licencuar. Së bashku me akt-ekspertizën, duhet të jenë të bashkëlidhura licenca e vlefshme juridikisht, e noterizuar, (studio apo individ, qoftë). Akti realizohet një i vetëm për të gjithë godinën, pavarësisht se sa prej banorëve kanë paguar apo jo për realizimin e aktit. Nëse do të disponohet, dokument i vlefshëm juridikisht, konsiderohet edhe deklarata noteriale e konstruktorit, zbatuesit të punimeve dhe investitorit, ku sigurohet se objekti i zbatuar është konstruktivisht i qëndrueshëm edhe pas ndryshimeve në zbatim.

E drejta mbi sipërfaqet e përbashkëta

Personi i autorizuar, duhet të saktësojë dhe sigurojë nëse, përfitues në leje legalizimi brenda godinës, janë edhe pronarët e truallit, apo trashëgimtarë të tyre. Nëse në dokumentacionin e poseduar nga ASHK, kontrata e sipërmarrjes është në mungesë, pronarët e truallit duhet të dorëzojnë kopje të akt – marrëveshjes ose kontratës së sipërmarrjes, si dhe çfarëdo akti tjetër noterial, i cili ka lidhje me këtë zhvillim.

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV