Prej 2 ditësh, nxënës dhe mësues në fshatin Darzezë të Fierit kanë bojkotuar mësimin.
Kushtet jo të mira të transportit publik është kushti kryesor që nxënësit dolën në protestë.
Autobusi që është vënë në dispozicion nuk ka ngrohje dhe do të vazhdojnë të bojkotojnë mësimin deri në plotësimin e kushteve.
Në shkollën e Darzezës janë rreth 100 nxënës të arsimit 9-vjeçar. /Fjala.al