Reagon Veliaj: Tirana vendi i gjobave, por jo te Bashkia sa të jem unë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana do të ketë një tjetër pol zhvillimi përgjatë bulevardit të ri. Bashkia e Tiranës është e para që do të ndërtojë në këtë zonë shtëpinë e saj të re.

Kryebashkiaku Erion Veliaj hapi garën për projekt-idenë e ndërtesës së re të bashkisë, e cila do të jetë moderne dhe ekologjike.

Duam të jemi të parët në Shqipëri, ndoshta edhe në rajon, me një ndërtesë që i ka emetimet zero, pra një ndërtesë 100% ekologjike, që do të vendosë një standard edhe për ndërtimet në të ardhmen. Jemi duke projektuar pjesën fundore, ku duam të kemi gjithashtu një shesh ceremonial, por modern. Pra, nëse kulmi është sheshi “Nënë Tereza”, një shesh klasik i ndërtuar nga arkitektët italianë me ndërtesat përreth, me të njëjtën logjikë të kemi një përfundim të bulevardit, tani modern, për të bërë një balancim mes modernes e klasikes.” – tha ai.

Bashkia ka përfunduar studimet e planeve të detajuara vendore për këtë zonë e cila paraqet interes të madh për t’u zhvilluar nga pronarët që kanë banesat, por edhe nga ndërtuesit. Por kryebashkiaku Erion Veliaj ka gjetur një mënyrë për t’iu përgjigjur akuzave ndaj tij, me sulm ndaj pronarëve të televizioneve që sipas tij i kanë vendosur gjobë për të përfituar ndërtime me shumë kate në këtë zonë të Tiranës

Tashmë kanë mbaruar PDV e Bulevardit, ka mbi 10-12 shprehje interesi për të zhvilluar pronat e tyre këtu. Sigurisht, Shqipëria dhe Tirana është vendi i gjobave të mëdha, këtu të gjithë duan nga 30 kate, por do marrin aq sa është plani. Kështu që, mund të bëjnë çfarë të duan me TV e tyre, por jo tek unë gjobë dhe jo gjobë te Bashkia e Tiranës sa të jem unë” – tha Veliaj.

Të fundit

Festivali i parë Mesdhetar i Filmit, Tirana hap dyert për aktorë e regjisorë nga bota

Tirana ka hapur dyert për edicionin e parë të Festivalit Mesdhetar të Filmit (TMFF), një ngjarje kulturore që ka...

Rama takime në Burrel: Dibra do jetë metropol! Fjala ‘çyryk’ ka mërzitur ca burra

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot (2 maj) takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës, në fushatë përmbyllëse për zgjedhjet...

Tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën, paralajmërim për cunam

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del...

Gjermania e shpall AfD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut të djathtë. Agjencia, e quajtur Zyra...

“S’do ketë më investitorë strategjikë”, Lapaj takohet me njësitë e biznesit në Vlorë

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në njësitë e biznesit në Vlorë. Lapaj theksoi...

Lajme të tjera

Web TV