Studentët i rikthehen protestave, Pakti për Universitetin ishte dështim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentë nga universitete të ndryshme të Tiranës zhvilluan sot një protestë para Korpusit Universitar, pikërisht aty ku nisën protestat më 5 dhjetor të vitit 2018-të, të cilat zgjatën për ditë me radhë dhe kishin si qëllim kundërshtimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Një vit më parë studentët nga universitetet e të gjithë Shqipërisë bojkotuan mësimin në një protestë të përbashkët, ku kishin si synim kryesor plotësimin e 8 pikave, të cilat sipas tyre do të sillnin një përmirësim të kushteve dhe nivelit të arsimit në Shqipëri.

Ndërsa sot ata pretendojnë se ende nuk ende nuk janë plotësuar të gjitha.

Këto ishin kërkesat e studentëve të propozuara rreth një vit më parë, të cilat sipas tyre, sot nuk janë plotësuar:

  1. Rritja e buxhetit me 5% e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2. Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4. Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillin e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-vetë ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6. Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse).

7. Ndërtimi i një biblioteke me standard Evropiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8. Vlerësimi performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.

Të intervistuar për Gazetën Fjala, studentët Henri dhe Dhimitri kanë folur për arsyet e rikthimit të kësaj proteste.

Henri Bylykbashi, student i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, shprehet se arsyeja pse ka dale të protestojë është Pakti për Universitetin, të cilin e konsideron si një “dështim katastrofik”.

 

“Sot jemi këtu për Paktin për Universitetin dhe dështimin katastrofik që pati ky pakt në përmirësimin e jetës së studentëve dhe jetën fakultative me të cilën studentët hasen çdo ditë në auditorë. Ndërkohë, Kosova që është një shtet që nuk ka shumë që është krijuar, ka një universitet që është shumë vite dritë larg nga universitetet tona. Ne nuk po ëndërrojmë më ta bëjmë Shqipërinë si Evropa, por ta bëjmë Shqipërinë si Kosova. Deri ktu kemi arritur dhe shpresojmë që të arrijmë deri te Kosova”, thotë studenti.

Lexo edhe :  Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Pyetjes se cilat nga kërkesat e studentëve të paraqitura në vitin 2018-të nuk janë plotësuar, Henri i përgjigjet me një tjetër pyetje, teksa thekson se “pyetja në këtë rast do të ishte, cilat nga pikat janë plotësuar, sepse unë nuk shoh asnjë kërkesë të plotësuar. Disa mund të thonë se është bërë Karta e Studentit por në fakt kjo kartë nuk ka sjellë asnjë lehtësim në jetën tonë, por thjesht disa shërbime në të cilat ne nuk kemi asnjë interes”.

“E vetmja gjë që ka ndryshuar në auditor nga një vit më parë është fakti që kanë ardhur student të rinj dhe gjendja është akoma më e keqe pasi nuk kemi më as karrige ku të ulemi”, thotë Henri.

Sa i përket zërave që protesta e studentëve lidhet nga partitë politike, studenti i Fakultetit të Drejtësisë shprehet se “këto janë zëra që përsëriten”.

“E vërteta është që çdo student qoftë i forumeve apo qoftë edhe student i papërfshirë në jetën politike, është i mirëpritur për të mbështetur idealin apo kauzën e protestës. Një student që është i FRESH-it nuk i paguhet tarifa nga kryetari FRESH-it. Një student të FRPD-së nuk i paguhet tarifa as nga kryetari i forumit e as nga kryetari PD-së. Ata janë student si ne dhe janë të mirëpritur. Studentët janë gjithmonë në opozitë. Në çdo qeveri që të jetë, studentët janë në opozitë. Kjo është përgjigja ime lidhur me zërat që na lidhin me partitë politike”, vijon Henri.

Dhimitër Zguro, student i vitit të dytë në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, gjithashtu shprehet se Ligji për Arsimin dhe Pakti për Universitetin është burimi kryesor i të gjitha problemeve që jeta universitare dhe akademike ka në vend.

Dhimitri e cilëson abonenë e studentit si një pike të propaganduar që ka si problem kryesor numri e Kartave të Studentit.

“I vetmi funksion që ka Karta e Studentit është aboneja, e cila ka disa probleme për shkak se numri i Kartave të Studentit është shumë here më i lartë sesa numri i aboneve studentore që printohen dhe hidhen në treg. Një tjetër problem është biblioteka digjitale në të cilën studentët nga të gjitha fakultetet nuk kanë akses. Në krahasim me një vit më pare nuk kanë ndryshuar shumë gjëra në auditorë, prandaj dhe ne jemi këtu sot në një protestë tjetër”, theksoi studenti.

Sipas studentëve një vit pas protestave madhështore kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht. Ata kanë paralajmëruar rikthimin e protestave studentore. Restina Guri/ Fjala.al/

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV