Aksidenti në Librazhd/ Vreto mbërriti gjallë në spital por s’kishte drita

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidenti tragjik në Pishkash të Përrenjasit ku humbi jetën Ardian Vreto, vëllai i kreut të PD-së në Librazhd, Bujar Vreto, dhe mbetën të plagosur tre persona të tjerë, na sjell dhe një panoramë tjetër skandali.

ABC News raporton se viktima ka qenë gjallë kur është dërguar në spitalin e Përrenjasit, ndërsa aty nuk kishte energji elektrike në çastin kur kanë shkuar të aksidentuarit.

Për këtë arsye të katër të aksidentuarit janë hipur sërish në autoambulancë për t’u nisur sërish në spital, por kësaj radhe në Librazhd.

Policia konfirmoi se Ardian Vreto ndërroi më pas jetë në spitalin e Librazhdit pas një sorollatjeje më shumë se 40 minuta nga spitali në spital.

Makina e Vretos u përplas me një familje që po shkonte për në jug-lindje të vendit me qëllim kalimin e fundjavës atje, kurse viktima po kthehej në shtëpi pas punës. Aktualisht gjendja e të lënduarve është stabël.

Të fundit

Gjermani/ Rënie prej 50% e kërkesave për azil në gjysmën e parë të vitit 2025

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, numri i kërkesave për azil në Gjermani ra ndjeshëm në gjashtë muajt e parë...

Fluks pushuesish në Velipojë, mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut

Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe Rajoni frekuentojnë bregdetin e Velipojës për të shijuar natyrën, ushqimin tradicional dhe mikpritjen karakteristike që...

Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën: Kush do ta drejtojë

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik...

Slayer – spektakël, gjak, kaos dhe disa nga këngët më të mëdha të metalit

“Katërdhjetë vjet më parë, vëlla. Vëllaaaa…” – psherëtin Tom Araya, duke reflektuar mbi koncertin e parë të Slayer në Britaninë e Madhe, të mbushur...

Shpërthejnë protestat në Meksikë, përshkallëzohet dhuna ndaj bizneseve dhe turistëve

Një protestë kundër turizmit masiv që filloi paqësisht në Mexico City të premten u shndërrua në dhunë kur një numër i vogël njerëzish filluan...

Lajme të tjera

Web TV