Kupa e Mbretit, short me fat për Barçën dhe Realin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në Spanjë  është hedhur shorti i Kupës së Mbretit për raundin e 1/16, ku ajo që bie në sy është fati i dy skuadrave më të fuqishme Real Madritit dhe Barcelonës.

Dy skuadrat në fjalë janë favorite për të marrë këtë trofe dhe për të kaluar me sukses fazën e radhës së kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vendin e tyre.

Bardhezinjtë e Zidanes do të jenë përballë skuadrës së Real Zaragoza-s, ndërsa skuadra e trajnerit Setien do të vihen përballë ekipit të Leganes-it,i cili qëndron në vendin e parafundit të La Ligës.

Ndërsa në këtë edicion ka dhe skuadra surprizë siç është rasti i Kultural Leonesa-s, të cilët arritën të eliminonin klubin e Atletico Madrid  dhe në raundin e radhës do kenë përballë skuadrën e Valencias.

Takimet e këtij raundi zhvillohen me vetëm një ndeshje dhe do të luhen të gjitha në datat 28-30 janar. Siç edhe pritej në këtë fazë të Kupës së Mbretit do të aplikohet VAR-i.

Çiftet e shortit të  raundit 1/16 të Kupës së Mbretit në Spanjë:

Badajoz-Granada

Kultural Leonesa- Valencia

Tenerife-Athletik Bilbao

Real Zaragoza-Real Madrid

Mirandes-Sevija

Rajo Vajekano-Vijareal

Barcelona- Leganes

Real Sociedad-Osasuna/Fjala.al/

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV