Tatimet/ Lista me 29 900 bizneset që po iu mblidhen detyrimet me forcë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën publike listën me 29 908 biznese që operojnë në të gjithë vendin, të cilat nuk kanë kryer brenda afateve detyrimet për taksa. Lista publikohet për ti ardhur në ndihmë bizneseve duan të hyjnë në marrëdhënie tregtare me këtë biznese, të njohin gjendjen financiare të tyre. Ndërkohë tatimet kanë nisur edhe mbledhjen me forcë të detyrimeve.

Në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve thuhet se “Në këtë faqe është pasqyruar lista e tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat, ndaj të cilëve Administrata Tatimore, në zbatim të nenit 91 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre”.

“Njoftimi bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet”-thuhet në njoftimin e tatimeve.

LISTA

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV