Turizmi/ Porti i Durrësit pjesë e guidave me kroçera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm përgjatë 2019-ës, 19 kroçera dhe 430 jahte turistike e kanë përfshirë Portin e Durrësit në guidat e tyre turistike, pjesë e të cilave kanë qenë 4,503 turistë nga vende të ndryshme të botës.

Sipas të dhënave vjetore, 2,104 mjete lundruese, mes të cilave anije tregtare, tragete dhe anije turistike janë përpunuar, si dhe kanë marrë shërbimet portuale gjatë vitit të kaluar në portin e Durrësit.

Sektori i Statistikave në APD, bën të ditur se gjysma e mjeteve lundruese të ankoruar gjatë vitit 2019 në portin e madh të vendit kanë qenë tragetet, të cilat kanë kryer 1,054 lundrime vajtje-ardhje me udhëtarë dhe automjete.

Nga të dhënat portuale, mësohet gjithashtu se numri i anijeve tregtare me mallra dhe konteinerë, të cilat u përpunuan gjatë vitit 2019 arrin në gjithsej 601.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV