24 orë ujë?/Duhen 1.5 miliardë euro, ja dhe sa duhet të presin shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët duhet të presin edhe 10 vjet për të pasur ujë 24 orë në ditë. Qeveria planifikon që furnizim 24 orë me ujë në të gjithë vendin të arrihet në vitin 2029. Gjithçka përcaktohet në Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2020-2030 të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Referuar dokumentit , deri në vitin 2019 kohëzgjatja mesatare e furnizimit me ujë përllogaritet në 14 orë në ditë, ndërkohë që përmes strategjisë synohet një rritje graduale e këtij treguesi, ku për vitin 2021 synohet një rritje e ndjeshme, duke arritur në 20 orë/ditë.

Sipas strategjisë së qeverisë në vitet në vijim, ritmi i rritjes së orëve të furnizimit me ujë është më i ngadaltë, duke arritur në vitin 2029 që parashikohet furnizimi i pandërprerë. Megjithatë, sektori paraqet një sërë problematikash, ndaj kërkohen edhe financime të mëdha për të arritur këto objektiva. Sipas përllogaritjeve  kosto e përgjithshme për investime në infrastrukturë arrin në rreth se 1,5 mld euro, ku kostot kapitale zëne 91% të totalit dhe kostot korente 9%.

Ndërkohë që, duke pasur parasysh buxhetin vjetor të alokuar për ujësjellës-kanalizime dhe të zbatuar përmes institucioneve si MIE, FSHZH apo edhe bashki te veçanta është llogaritur norma vjetore e investimeve ne këtë sektor në masën 10 mld Lekë ne vit. Sipas draft-strategjisë,  duke marrë parasysh buxhetin vjetor 2023-2030 atëherë hendeku financiar përfundimtar është rreth 500 milion euro ose 30% e kostos totale të strategjisë.

Për këtë arsye strategjia kërkon që kostot e operimit, mirëmbajtjes dhe investimet në shërbimin me ujë të financohen përmes tarifave, taksave dhe transfertave, ku duket se peshën kryesore do e mbajë rritja e tarifave që paguhen nga qytetarët.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV