Sekuestrimi i 1.2 ton kokainë, Policia e Shqipërisë: Bashkëpunim direkt me Greqinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shqipërisë ka reaguar mbi operacionin antidrogë të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestrua 1.2 ton kokainë. Operacioni u zhvillua në Agrinjo dhe janë vendosur në pranga 8 trafikantë, mes të cilëve 6 shqiptarë dhe 2 marokenë.

Policia e Shqipërisë thotë se ka qenë në bashkëpunim të drejtëpërdrejtë me autoritetet greke dhe spanjolle në identifikimin e personave të organizatës, roleve te tyre individuale dhe në mënyrën   e funksionimit të  organizatës kriminale.

Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur në Greqi, Drejtori i Sigurisë së Atikës, Petros Jeferis tha: “Ky operacion u parapri nga muaj te tera hulumtimesh sistematike, të cilat zgjatën më shumë se gjashtë muaj, në bashkëpunim me Zyrën e DEA ne Ambasadën Amerikane në Athinë,  autoritetet e Policisë Shqiptare dhe Policisë Spanjolle, ndërsa zhvilluam bashkëpunim ndër-sektorial me SDOE ne Ministrinë e Financave dhe degës se  Prokurorisë për lende narkotike dhe trafikim, si dhe Rojën Bregdetare Greke”.

1.2 ton kokainë në Agrinjo, një sasi e madhe e planifikuar për Shqipërinë

Njoftimi i plotë

Policia e Shtetit Shqiptar, pjesëmarrëse në një tjetër operacion të madh ndërkombëtar kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve.

PSH, rol të rëndësishëm e të drejtpërdrejte me hetime  proaktive në operacionin e madh antidrogë, që u zhvillua në Greqi

Policia e Shtetit edhe në këtë operacion, mori pjesë si partnere e barabartë dhe e besueshme mes agjencivd  të rëndësishme ligjzbatuese dhe policive homologe.

Në Atika të Greqisë u finalizua një tjetër goditje e madhe ndaj grupeve të organizuara që merren me trafikimin ndërkombëtar te drogës. Ky është një nga çeshtjet më të mëdha të trajtuara nga Divizioni i Luftës ndaj Drogës, për goditjen dhe shpërbërjen e një organizate kriminale, që ka transportuar në mënyrë sistematike, sasi të konsiderueshme kokainë nga Karaibet në Evropë dhe Afrikën Veri-Perëndimore.

Lexo edhe :  Dhëndri i Berishës e provon sërish/ I kërkon Gjykatës së Lartë t'i heqë arrestin shtëpiak

Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur në Greqi, Drejtori i Sigurisë së Atikës, Petros Jeferis tha: “Ky operacion u parapri nga muaj te tera hulumtimesh sistematike, të cilat zgjatën më shumë se gjashtë muaj, në bashkëpunim me Zyrën e DEA ne Ambasadën Amerikane në Athinë,  autoritetet e Policisë Shqiptare dhe Policisë Spanjolle, ndërsa zhvilluam bashkëpunim ndër-sektorial me SDOE ne Ministrinë e Financave dhe degës se  Prokurorisë për lende narkotike dhe trafikim, si dhe Rojën Bregdetare Greke”.

Në këtë operacion Policia e Shtetit shqiptar mori pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me hetime pro-aktive që u zhvilluan duke dhënë një ndihmesë dhe kontribut në  identifikimin e personave të organizatës, roleve te tyre individuale dhe në mënyrën   e funksionimit të  organizatës kriminale, gjë që na mundësoi të identifikohen dhe konstatohej plotësisht përbërja dhe veprimtaria e saj.

Operacioni është në vijim dhe Policia e Shtetit është duke kryer detyrat e saj në  bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët që janë përfshirë në këtë operacion  për identifikimin e persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit tregoi edhe  njëherë profesionalizmin  dhe vendosmërinë për të qenë në krah të partnere strategjikë dhe e barabartë me homologët për të luftuar krimin e organizuar dhe çdo formë të tij.

Të fundit

Ditë me diell dhe temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me...

Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë për një “SPAK”. Thirrja e tij...

Elia Zaharia flet për divorcin: Jam shumë me fat për mbështetjen që pata nga familja

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën. E...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta! Detajet e linjave që do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht

Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, nga ku foli për...

Lajme të tjera

Web TV