Situata në burgje, 7 deputetë të opozitës kërkojnë interplancë urgjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup prej shtatë deputetësh të opozitës, të drejtuar nga Lefter Maliqi kërkojnë interpelancë urgjence me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Mësohet se interpelanca që kërkohet nga deputetët e opozitës ka në fokus kërkimin e llogarisë për situatën në burgje. Deputetët Lefter Maliqi, Artur Roshi, Andi Përmeti, Ramadan Gjuzi, Koçi Tahiri, Besnik Troplini, Suzana Topi, kërkojnë shpjegime nga Gjonaj për daljen e Dritan Dajtit nga burgu për vizita mjekësore në Tiranë, por dhe për shkarkimet që u bënë një ditë më vonë në IEPV Peqin.

Lefter Maliqi, që më herët ka mbajtur detyrën e zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, do të pyesë ish-eproren e tij për transferimet dhe shkarkimet që janë bërë kohët e fundit në disa burgje në vend. Deputetët e opozitës do kërkojnë shpjegime nga Etilda Gjonaj për situatën e krijuar pas “xhiros” në Bllok të Dritan Dajtit, dhe në kërkesë kanë bërë publike dhe një pyetjet: Si i emëron e shkarkon drejtuesit?

Po ashtu 7 firmëtërët kërkojnë shpjegimet dhe për lirimet e bujshme që janë bërë në muajt e fundit, ku Endrit Dokle dhe Sardian Sulejmani lanë qelitë, dhe pse ishin dënuar deri në 25 vite. Kërkesa e tyre është depozituar në Kuvend, por ende nuk është caktuar data se kur do zhvillohet interpelanca.

Të fundit

Pas 1245 ditësh në detyrë, Scholz ikën nga posti i kancelarit! Kush do të jetë pasuesi?

Pas 1245 ditësh në detyrë, kancelari Scholz mbyll mandatin. Në një ceremoni solemne ushtarake të Bundeswehr-it, ai u nderua...

Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve

Nga Ylli Pata Jemi në sprintin e fundit të zgjedhjeve të 11 majit dhe objektivi kryesor i fushatës së Berishës nuk është realizuar. Heqja e...

Rihanna surprizon në Met Gala, këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë

Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin A$AP Rocky. Lajmi u konfirmua nga fotografi i saj, pak përpara se...

Rrëzohet një tjetër avion në SHBA, humbin jetën personat në bord

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një lagje të Simi Valley, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord dhe duke...

3 shenjat e horoskopit që do të shohin përmirësim me paratë e tyre gjatë muajit Maj

Ndikimi i planetëve, veçanërisht i Jupiterit, krijon kushtet e duhura për t’u shfaqur mundësi të reja dhe për të lulëzuar planet e shtyra. Ndikimet astrologjike...

Lajme të tjera

Web TV