Pengmarrja në Kamëz/ Pranga dy kushërinjve në Shijak, një tjetër në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

RENEA ka vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorët e  pengmarrjes së 10 ditëve më parë në Kamëz.

Polica ka dyshime të forta se Jan Prenga, i marrë peng, mund të jetë vrarë nga vëllezërit Altin dhe Leonard Hajri dhe djali i xhaxhait të tyre.

Ditën e sotme pas aksionit të Policisë dhe forcave RENEA në zonën e Shijakut arrestuan Leonard Hajrin, në një kompleks “Golden” në pronësi të tij dhe të vëllait Altin Hajri, ky i fundit i shpallur në kërkim.

Në pranga ra edhe djali i tyre i xhaxhait, ndaj të cilëve janë ngritur akuzat për “rrëmbim personi” dhe “vrasje me paramendim”. Policia kishte dyshime se Prenga mbahej peng pranë këtij kompleksi për evente, ndërsa raportohet se në kompleksin e tyre u sekuestruan edhe tre armë zjarri.

Nga kamerat e sigurisë të sekuestrua në këtë kompleks, është parë i mbajtur peng Jan Prenga. Por gjatë aksionit, policia nuk e ka gjetur pengun, ndërsa ende vijojnë hetimet për të zbuluar motivin e rrëmbimit të tij.

Një nga vëllezërit e Prengës, ka dyshime se është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli. Të njëjta burime sqaruan se dyshimet janë se vëllai i tij nuk ka dorëzuar një sasi droge prej rreth 16 kg kokainë, çka mund të jetë bërë shkak për marrjen peng të vëllait të tij, Jan Prenga në formë kërcënimi për dorëzimin e mallit. Vetë 49-vjeçari Jan Prenga nuk rezulton të jetë person me të kaluar kriminale, apo si person i skeduar me precedentë të mëparshëm. /Fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet/ Kolegji rrëzon kërkesën e PD, certifikohet Elbasani

Certifikohet Elbasani. Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për Elbasanin, duke vulosur në këtë mënyrë edhe rezultatin. Ndërkohë...

Aksident i rëndë në Gjirokastër, përplaset ambulanca, 6 të plagosur

Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur pranë urës së Kardhiqit, ku një autoambulancë me drejtues shtetasin Gj. Sh....

Një “vjeshtë e nxehtë” e pret Vuçiçin, si ra presidenti në gropën që hapi vetë

Intensiteti i demonstratave, bllokadave, shprehjeve të organizuara të rebelimit kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiçit është ulur ndjeshëm ditët e fundit, por jo propaganda e...

Thellohet kriza Lapaj-Shabani, largohet nga “Thurje” këshilltari bashkiak i Korçës

Thellohet kriza në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit. Pas Pano Sokos dhe Rigerta Lokut është larguar nga “Nisma Thurrje”...

Qeparo/ Pas lirimit të hapësirave, bashkia Himarë vendos çadra falas për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Teksa ka ndarë pamje nga plazhi në Qeparo, kreu i qeverisë shprehet se...

Lajme të tjera

Web TV