4 pyetje për të kuptuar origjinën dhe rrezikun e coronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat ndërkombëtare flasin të gjitha për epidemia coronavirusit që preku Kinën dhe po përhapet më shpejtësi në mbarë botën. Specialistët theksojnë se coronavirusi është më pak i rrezikshëm se SARS, por potencialisht më ngjitës.

Sipas ministrit kinez të Shëndetësisë, Ma Xiaowei, epidemia ka hyrë në një “fazë më serioze dhe më komplekse”.

Këto janë katër pyetjet për të kuptuar origjinën dhe rrezikun e coronavirus:

Nga erdhi virusi?

Prania e këtij virusi të ri, 2019-nCov, u zbulua për herë të parë në Wuhan, qytet (me 11 milionë banorë) i vendosur në provincën e Hubei në lindje të vendit.

Pacientët e parë u shtruan në spital në 16 dhjetor, por autoritetet kineze nuk e njoftuan Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) deri më 31 dhjetor. Lidhja që bëjnë autoritetet kineze në lidhje me origjinën ishte pikërisht një treg ku shiteshin në mënyrë të paligjshme mish kafshësh duke përfshirë edhe minj, dhelpra, gjarpërinj, deve etj. Tregu u mbyll nga autoritetet në 1 janar.

Studiuesit nga Instituti Pasteur në Shanghai janë shprehur se ka një ngjashmëri me coronavirusin e zbuluar në vitin 2011 ku shkaktar ishte një lakuriq nate ndërsa një ekip kinez tregoi se ky virus i ri ishte një rikombinim virusesh ku një prej tyre ishte coronavirusi i gjarprit.

Sipas supozimeve të ndryshme, mendohet se disa investigime kanë zbuluar se virusi është krijuar në një laborator në Wuhan me qëllimin për të prodhuar një armë biologjike.

Sa i rrezikshëm është?

Ndryshe nga virusi SARS, i cili kishte një shkallë vdekshmërie prej 9.6%, ky coronavirus ka një shkallë vdekshmërie prej 3%. Pra virusi aktual është më pak i rrezikshëm se kushëriri i tij SARS, ndërsa të gjithë njerëzit që vdiqën në Kinë ishin të moshës 48 deri në 89 vjeç dhe vuanin nga probleme shëndetësore të mëparshme.

Megjithatë coronavirusi 2019-nCov është shumë më ngjitës sesa tregonin të dhënat e para në fillim të janarit. Kontabiliteti i virusit (ose shkalla e përhapjes) vlerësohet të jetë midis 1.4 dhe 2.5, që do të thotë se çdo i sëmurë do të infektojë mes 1.4 dhe 2.5 personave të rinj.

Lexo edhe :  Nuk ndalet Trump, tani kërkon të ndryshojë emrat e maleve

Periudha e inkubacionit, pra koha midis infeksionit dhe fillimit të simptomave, nuk dihet saktësisht, por ajo varion nga 6 në 14 ditë.

Cilat qytete u izoluan? A është efektive kjo gjë?

13 qytete në provincën Hubei janë tashmë të izoluara nga autoritetet kineze, ku më të mëdhatë janë: Wuhan, qyteti i madh ku duket se ka filluar epidemia (11 milion banorë),  Huanggang (7 milion) dhe Ezhou (1  milion). Të gjitha mjetet e transportit, të cilat mundësojnë largimin nga këto qytete janë anuluar të tilla si: avionët, trenat, tragetet, autobusët etj. Shumica e transportit publik është anuluar dhe janë mbyllur autostradat.

Izolimi i popullsisë është i pa parë më parë në histori, pasi sasia e njerëzve të izoluar arrin 56 milion banorë. Edhe se izolimi synon që të parandalojë përhapjen, simptomat shfaqen nga 6-14 ditë kështu që një njeri i infektuar mund të udhëtojë jashtë duke e përhapur virusin. Ekziston frika se infektimi i masave mund të vijë shumë vonë.

Pse Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka shpallur emergjencën ndërkombëtare?

OBSH ka mundësinë,që për situata të rënda, të deklarojë një “urgjencë të shëndetit publik të shtrirjes në rang ndërkombëtar”. Për të shpallur këtë emergjencë shëndetësore situata duhet të jetë serioze.

OBSH vlerësoi se në 23 janar ishte ende shumë herët për të shpallur një emergjencë të tillë.

“Mos u gaboni: kjo është një emergjencë në Kinë. Por ende nuk është në fazën që të konsiderohet një emergjencë globale ,” –u shpreh  Tedros Adhanom, drejtori menaxhues i agjencisë.

Megjithatë në datën 27 janar, OBSH ka korrigjuar vlerësimin e saj për sa i përket deklaratës së saj në datën 23 duke pranuar se kishte një gabim formulimi në raportet e mëparshme. OBSH e pranon se virusi ka një probabilitet më të lartë sesa mendohej për tu përhapur ndërkombëtarisht./Fjala.al

Burimi: Le Monde

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV