Gjyqi për vrasjen e Devi Kasmit, thirret dëshmitar një taksist grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai vazhdon të këmbëngulë në pafajësinë e vet e për pasojë vijon t`i kërkojë gjykatës dëshmitarë për të vërtetuar këtë fakt. I mbajtur në burg për vrasjen e Devi Kasmit, ish-peciali grek, Efthimious Efthimiou ka kërkuar një tjetër grek që të dëshmojë në gjykatë.

Kështu është Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsioni ka thirrur si dëshmitar për vrasjen e Devi Kasmit në 2018, taksistin grek Apostol Mildis. Ky person kërkohet nga Efthimious Efthimiou për të dëshmuar pasi pretendon se i ka treguar qëllimin se pse kishte ardhur në Shqipëri. Pikërisht speciali grek akuzohet nga Prokuroria për vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar të vitit 2018.

Deri tani të akuzuar nga Prokuroria janë Efthimios Efthimio si ekzekutor, Elton Halipaj, Malvin Dinellari, Aurel Hoxhallarin në kërkim i cili dyshohet të jetë dhe kreu i grupit kriminal.

Edhe pse për atë vrasje u tha së ishin angazhuar dy persona, vrasje që ndodhi në sy të kamerave dhe të disa dëshmitarëve, policia dhe as prokuroria kurrë nuk gjetën një emër tjetër për ta vënë në pranga si vrasës, përveç grekut.

Ai gjithnjë e ka mohuar të ketë qenë në atë vrasje madje ka hedhur edhe akuza të forta ndaj shtetit shqiptar, por policia e dyshoi për shkak të pamjes në kamera dhe për shkak të faktit që ishte i dyshuar si vrasës me pagesë për llogari të një bande trafiku ndërkombëtar marijuane. n.k/Fjala.al/

Të fundit

BE jep 7.2 milionë euro për procesin e integrimit

Bashkimi Evropian ka nisur zyrtarisht Projektin e Mbështetjes së Integrimit në BE duke lëvruar 7.2 milionë euro për vendin...

Pse lakuriqët e natës nuk sëmuren kurrë?

Pavarësisht se janë një rezervuar virusesh, lakuriqët e natës nuk sëmuren: e gjitha kjo falë fluturimit të tyre, i cili i ka shtyrë ata...

Një tjetër arsye e mirë për të mbajtur mace shtëpiake brenda shtëpive tona

Secilit habitatin e tij: macet e shtëpisë që bredhin përreth mbajnë me vete kimikate, të tilla si vrasësi i pleshtave, që rrezikojnë të dëmtojnë...

Ndahet nga jeta Patrick Barclay, gazetar i talentuar dhe i respektuar i futbollit

Shkroi ndër të tjera për Guardian, Telegraph dhe Times - Barclay shkroi gjithashtu një numër librash shumë të vlerësuar  Saçin Nakrani  Ka ndërruar jetë në moshën...

A mund të ndalojmë t’i quajmë këta njerëz populistë?

Nga David Brooks Gjatë 20 viteve të fundit, apo kaq shumë prej nesh, tipa vëzhgues socialë kanë shkruar për humnerat e tmerrshme që ndan klasën...

Lajme të tjera

Web TV