Frika nga coronavirusi/ SHBA-të evakuojnë 200 amerikanë nga Wuhan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas apelit të shtetasve amerikanë, u mor vendimi nga Uashingtoni për të evakuuar së paku 200 shtetas amerikanë nga epiqendra e coronavirusit në Wuhan të Kinës.

Departamenti i Shtetit Amerikan, ka urdhëruar zhvendosje të sigurt të shtetasve amerikanë nga zona e prekur nga ky virus, ku kanë ndërruar jetë 132 persona dhe mijëra persona të prekur në disa shtete.

Aeroplani që mori disa diplomatë nga Ambasada Amerikane, dhe disa qytetarë të tjerë është dërguar në një bazë ushtarake në Los Angeles.

Rastet e konfirmuara nga të prekurit e kësaj sëmundje arrijnë shifrën 6,000, që tejkalon shkallën e të prekurve nga sindromi akut i frymëmarrjes gjatë vitit 2000, që vrau më shumë se 750 njerëz në 17 vende.

Disa qytete të Kinës kanë filluar të pezullojnë fluturimet edhe brenda shtetit, ndërsa Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë këshilluar amerikanët që të shmangin udhëtimet të panevojshme.

Tashmë janë konfirmuar pesë raste në SHBA, pasi që të gjithë pacientët e prekur kishin udhëtuar nga Wuhan. /Fjala.al

Të fundit

Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë ndihmon pakicën dhe dëmton shumicën

Ajo e ka denoncuar sistemin fiskal të Shqipërisë si më të rëndin në rajon, duke e cilësuar si një...

Zjarr i qëllimshëm në Dardhas të Korçës, aktivizohen dy vatra

Dy vatra të qëllimshme zjarri janë aktivizuar mbrëmjen e të shtunës në njësinë Dardhas midis fshatrave Grunjas dhe Prenisht. Vatrat e zjarrit kishin përfshirë...

Elbasani nis kremtimet për festën tradicionale të Ditës së Verës

Qyteti i Elbasanit nis kremtimet për festën tradicionale të Ditës së Verës. Do të jetë një javë e mbushur me aktivitete të larmishme te cilat...

Grevë e papritur në aeroportet e Gjermanisë, anulohen qindra fluturime

Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjnë në grevëtë menjëhershme këtë të dielë. Për këtë...

Më i votuari në Primaret e PD, Nallbati: Nuk e prisja! S’e bëj dot servilin me Berishën

Bledjon Nallbati është shprehur se nuk e priste të ishte emri më i votuari në listën e Primarëve të personave që kanë shprehur interes...

Lajme të tjera

Web TV