Vrasja dhe zhdukja e Prengës, Altin Hajri takohej me ministrat e Ramës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja më e fundit, ku bëhet fjalë për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të një 49-vjeçari, përveç konflikteve të përgjakshme që gjeneron trafiku i drogës, ka treguar edhe njëherë se të zotët e kësaj pune kanë lidhje të forta politike.

Ka qenë Artan Hoxha që ka dhënë një detaj të frikshëm në lidhje me Altin Hajrin, personin që pretendohet të jetë edhe koka e grupit. Sipas gazetarit, ky i fundit është parë dhe filmuar nga oficerë edhe të huaj madje të takohet me një nga ministrat e Ramës në dy kohë, para dhe gjatë fushatës së 2017-s.

“Në vitin 2016, në fund të vitit 2016, në 2017 kishe zgjedhje, në Shqipëri ishte në pushtet koalicioni i majtë dhe një oficer i një misioni të huaj, i atashuar në Shqipëri, përmes një kolegu me kërkon një takim për kafe. Në takim gjatë bisedës që u fol për kanabisin, me nxjerrë dy foto në një format A4 të printuara në pamje të dobëta që të mos dukej qartë cilësia…

Më thotë gjatë se regjistrimit që i kishin bërë një grupi kriminal shqiptar që po kërkohej për llogari të italianëve ata kishin vendosur teknikë në lokalin ku është bërë takimi, pajisje përgjimi dhe objektet e përgjimit të tyre ishin Altin Hajri, i cili ishte shpallur në kërkim në 28 tetor të 2015-s  dhe në 6 maj të 2016-s u hoq nga kërkimi… Interpoli e hoqi nga lista e kërkimit… Ne – tha- i vumë pajisjet atje dhe aty na rezultoi se në takim ishte një nga vëllezërit Hajri një ministër i qeverisë Rama dhe një politikan tjetër shumë i rëndësishëm… Takimi po behej për të ndihmuar në fushatën elektorale të vitit 2017”!

Lexo edhe :  Ambasada e SHBA-së “uron thatë” për zgjedhjet e 11 majit

E në fakt, jo pak herë aso kohe u fol për banda të armatosura që ishin të interesuara që të merrej Durrësi. Por sigurisht askush nuk u mor me atë fakt ndërsa vetëm pak metra nga rruga kryesore do të ngihej edhe një prej godinave më të kushtueshme që gjenden në aksin rrugor më të rrahur të vendit Tiranë-Durrës. Jan Prenga u rrëmbye me datë 17 janar në mes të ditës dhe në mes të dhjetëra dëshmitarëve po policia nuk mundi dot ta ndiqte mjetin me pengun brenda të cilit dyshohet se iu mor jeta atë ditë nga dhuna. n.k/ Fjala.al/

Të fundit

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e...

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të përditshmen britanike “Metro”. Por, hulumtimet...

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në sasi të madhe, pasi u...

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve...

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç,...

Lajme të tjera

Web TV