Akademia e Shkencave “djeg” emrin e Kadaresë për Nobel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë më parë, shkrimtari i madh, Ismail Kadare, kishte dy gëzime në një ditë. E për këtë fakt, Akademia e Shkencave kishte vendosur që t`i bënte edhe surprizën e veçantë. Ata u bashkuan në sallën e Akademisë dhe e propozuan publikisht për çmimin ‘Nobel 2020’.

Në momentin e diskutimit, ku në krye të tryezës gjendej edhe kreu i kësaj Akademia, Skënder Gjinushi, u tha se ky propozim, i drejtohet Akademisë së Shkencave në Suedi. Dhe ky propozim lidhet me një datë të rëndësishme për Kadarenë siç është ditëlindja e tij, ndërkohë që ky propozim është menduar në formën e një dhurate.

Mirëpo duke iu referuar praktikave të Nobelit, bëhet me dije se në fakt një propozim i tillë publik nuk është i duhur. Sipas të dhënave, Akademia e Nobelit preferojnë propozimet e mbyllura, të cilat ruajnë konfidencialitetin pasi ata nuk pranojnë një referim publik të një emri apo vepre.

Ndonëse nuk është e konkretizuar në një rregull, Akademia që merr propozimet, gjithnjë pranon propozimi të mbyllura për shkak të argumentimit që i bëhet arsyes së një propozimi konkret.

Nga sa dihet për mënyrat se si propozohen autorë dhe vepra për këtë çmim në Akademinë e Nobelit në Suedi, është e përcaktuar se për një autor mund të dërgohen disa propozime në vit, por ato duhet të jenë të mbyllura dhe të argumentuara. Ndonëse në momentin kur do të niset propozimi për Stokholm, Akademia jonë e Shkencave mund ta mbyllë propozimin sipas praktikave që rregullojnë të gjitha propozimet.

Emri i Ismail Kadaresë në fakt mund të jetë një ndër emrat e propozuar më së shumti në të gjithë botën për ta fituar çmimin Nobël në Letërsi, një çmim që të gjithë propozuesit e mendojnë se e meriton. Në fakt Ismail Kadare është propozuar jo vetëm nga Akademia jonë e Shkencave, po madje edhe nga Franca, nga grupe individësh dhe institucione të njohura në të gjithë botën.

Lexo edhe :  Fitorja e Gjestit, më e madhja “pas shpalljes së Pavarësisë”

Letërsia e tij është përkthyer në 45 gjuhë të botës, duke e bërë atë shkrimtarin më të njohur shqiptar, ndërkohë që emri i tij gjithnjë thuhet se gjendet në 10 më të favorizuarit për ta fituar këtë çmim por deri më tani Nobeli ka zgjedhur emra të tjerë të letërsisë në Botë. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Mes dashurisë ndaj katër putrakëve dhe mizori-hedhjes nga Ura Vajgurore…

LIDHJA komplekse e  NJERIUT ME KAFSHËT Dhe Perëndia krijoi kafshët e ujit dhe të Tokës: Të mbushen ujërat me...

Keni plane për fundjavën? Sinoptikania: Temperaturat do jenë të larta, por do ketë shi

Kjo fundjavë do te karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm sipas sinoptikanëve ku nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut. “E shtuna do t’i ketë...

Rama në Velipojë: Do nisi puna dhe me Bypass-in e Shëngjinit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim në Velipojë me përfaqësuesit e bizneseve në një fazë shumë pozitive të ekonomisë kombëtare...

Berisha: 10 ditët e fundit në spitale nuk bëhen analiza, po bëhen krime kundër njerëzimit

Sali Berisha gjatë një takimi me studentët e mjekësisë tha se mafia është armikja më e egër e bluzvave të bardha dhe e të...

GJKKO urdhëroi hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, SPAK e ankimon në Apel

Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, por organi i akuzës...

Lajme të tjera

Web TV