Ëndërroni rini të përjetshme, njihuni me zbulimin e shkencëtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperimentet e rinovimit të qelizave të vjetra humane lidhen me një nga ëndrrat më të mëdha të njeriut , të mos plaket kurrë, apo të ketë mundësinë të jetë përgjithmonë i ri.

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se si t’i bëjnë, qelizat e vjetra njerëzore, përsëri të reja. Gjithçka mund të realizohet përmes përtëritjes. Ky është zbulimi emocionues që mund të ndryshojë mënyrën udhëtimin e moshës njerëzore.

Studiuesit në Universitetin “Exeter” dhe Universitetin “Brighton” zbuluan se ata mund t’i rinovonin qelizat që kishin ndalur ciklin e tyre të rritjes natyrore, duke i provokuar që nisnin të ndaheshin përsëri. Eksperimenti provoi se, jo vetëm që njerëzit dukeshin më të rinj, por edhe se qelizat nisën të silleshin si të një moshe të re.

“Kur pashë disa nga qelizat në epruvetë të rinovoheshin, nuk munda ta besoja. Qelizat e vjetra po dukeshin si qeliza të reja. Ishte diçka magjike,” tha Dr. Eva Latorre. “Përsërita eksperimentet disa herë dhe në çdo rast qelizat u rinovuan. Jam shumë e emocionuar nga potenciali i këtij hulumtimi shkencor”.

Sipas studiuesve, ky zbulim mund të ndryshojë mënyrën e udhëtimit të moshës, me shpresën se njerëzit do të përjetojnë më pak ‘degjenerimin’ që vjen bashkë me plakjen. Njerëzit e moshuar kanë më shumë gjasa të kenë sëmundje të zemrës e të tjera, por me përtëritjen e qelizave, gjithçka mund të zvogëlohet.

“Eksperimenti tregoi, se kur i trajtuam qelizat e vjetra me molekula që rivendosin nivelet që i detyrojnë ato sërish të ndahen, qelizat rifitojnë disa tipare si ato të të rinjve”, tha prof. Lorna Harries, udhëheqësja e ekipit.

Porse tashmë kërkohen më shumë eksperimente e kërkime, për të fiksuar potencialin e vërtetë të këtij zbulimi, me qëllim për të trajtuar efektet degjeneruese të plakjes. /Fjala.al

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV