Forumi Ekonomik, Rama: Sfidat e 2020 janë fiskalizimi dhe dixhitalizimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia shqiptare është në rritje dhe sfidat e saj janë fiskalizimi dhe dixhitalizimi i shërbimeve. Ndërkohë ekonomia shqiptare ka nevojë për investime. Këto janë pikat kryesore ku vuri theksin në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama  çeljes së Forumit Ekonomik të Tiranës ditës së sotme, theksoi se ekonomia shqiptare është në rritje dhe adresoi problematikat kryesore, që sipas tij, po sfidojnë bizneset në vend.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që janë bashkuar në këtë forum, që dy vite më parë, nëse e mbaj mend mirë, pati një fjalim edhe nga ambasadori i BE, i cili përmendi kohët e trazuara që po kalonte bota atë kohë dhe që janë akoma duke i kaluar me shumë kriza në shumë vende. Me BE si një pikë të fuqishme reference për ne, shpresoj që ky vit të jetë i mirë si për BE edhe për Shqipërinë edhe për rajonin, fqinjët tanë, e marrëdhëniet tona me to. Besoj se kjo mund të shërbejë si themel për zhvillimin e ekonomisë.”- tha Rama, ndërkohë që në panelin e Forumit gjendet edhe ambasadori i BE në Shqipëri, z. Soreca. Më tej, kryeministri Rama theksoi se, përpos statistikave, duhet theksuar se kemi nevojë për investime, megjithatë kemi progres, kemi rritje të investimeve.

“Më lejoni të flas për sfidat. Më lejoni të theksoj se e kuptoj fare mirë, se duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, duhet të përmirësojmë sjelljen e administratës tonë, sidomos atë që lidhet me veprimtaritë e biznesit. Jam optimist që do të kemi rezultate të qenësishme, sa i takon dixhitalizimit për njerëzit në biznes. Plani është që brenda 2020 të kemi 95% të shërbimeve të dixhitalizuara. Faza tjetër është që gjithçka të transferohet në internet, edhe licenca e dokumentacioni të vi përmes internetit. Ata do të paguajnë nga xhepi për çdo vonesë ndaj çdo personi që kërkon një dokument.

Lexo edhe :  Rritja e çmimit të pronave nuk ndalet: Po blihen nga individë me rekorde kriminale

Hapi i dytë do të jetë fiskalizimi, i cili do të sjellë ndryshime që do të nisë të zbatohet së shpejti dhe do të sjellë rezultate të rëndësishme brenda këtij viti që transaksionet të bëhen në internet.

Aktualisht, në sistemin tonë nuk kemi transparencë sa i përket transaksioneve nga biznesi në biznes. Kjo do të thotë që ka shumë hije në këtë veprimtari, me fiskalizimin do të shohim cdo veprimtari në internet e cila shkon përmes një truri dixhital nën monitorimin e administratës fiskale. Kjo do të sigurojë transparencë.

Hapi tjetër është sistemi i gjurmimit e kërkimit, nga produktet e akcizës e produketet ushqimore, ujin e pijshëm e barnat. Çdo pikë karburanti që del nga rrjeti i shpërndarjes do gjurmohet.”- tha kryeministri.

Gjithashtu, ndër sfidat aktuale në Shqipëri, Rama përmendi krimin e organizuar dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal, për të sjellë tregje të ndërlidhura për më tepër zhvillim. Një ndër temat e rëndësishme që do të dikskutohet sot gjatë Forumit është ‘Qëndrueshmëria makro-fiskale dhe përmirësim i klimës së investimeve’.

Forumi Ekonomik i Tiranës është një takim i nivelit të lartë të liderëve më me ndikim politikë, korporatë dhe intelektualë shqiptarë dhe ndërkombëtarë për të adresuar sfidat e ngutshme që përballen aktualisht Shqipëria dhe bota.

Forumi do të sigurojë një mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar sfidat kryesore të rritjes, të mësojë nga përvojat e politikave në vendet e tjera, të mbështesë adoptimin e praktikave të inovacionit shoqëror të korporatave në sektorin privat dhe të identifikojë një kurs të veprimeve të politikave drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri dhe Evropa Juglindore.

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV