Pritet të rinis puna e Këshillit Ndërakademik për gjuhën shqipe mes gjuhëtarëve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Ringritja e këtij këshilli u bë me propozim të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Mehmet Kraja.
Kraja thotë se qëllimi kryesor është rregullimi shkencor e ligjor i përdorimit të shqipes në funksione publike e zyrtare.
Kryetarët e dy akademive, të Shqipërisë dhe Kosovës firmosën marrëveshjen e ringritjes së tij. Mehmet Kraja shpjegoi se Këshilli do të përbëhet nga 7 gjuhëtarë nga Shqipëria, 7 nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut.
Qëllimi kryesor sipas studiuesit Shaban Sinani, është kujdesi për një rregullim shkencor e ligjor të përdorimit të shqipes në funksione publike e zyrtare.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi tha se nuk do të mungojnë edhe botimet e përbashkëta në fushën e “Albanologjisë”, si dhe fjalori i gjuhës shqipe.
Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe sapo ka nisur plotësimin e anëtarëve të tij dhe më pas hartimin e rregullores.
Mbledhja e parë e Këshillit Ndërakademik pritet të nisë brenda 3 muajve. Ndërsa organizimi i takimit të parë të albanologëve të hapësirës historike shqiptare dhe të qendrave dhe shkollave të studimit të botës shqiptare jashtë saj do të mbahet brenda 2020.