Fuqizohet bashkëpunimi ushtarak i Greqisë me SHBA, çfarë parashikon marrëveshja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti Grek ka miratuar një pakt të përditësuar të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara që do të lejojë rritjen e aktiviteteve të përbashkëta në objektet ushtarake të vendit.

“Ky pakt është për përfitimin e ndërsjellë të mbrojtjes sonë dhe ekonomive tona”, tha ligjvënësi konservator, Ioannis Lambropoulos.

“Në një kohë kur ne jemi duke marrë kërcënime ndaj sovranitetit tonë, ne po kërkojmë mbështetjen e aleatëve tanë”, shtoi ai.

Marrëveshja e ratifikuar parashikon rritjen e qasjes së SHBA-së në objektet ushtarake në Greqinë qendrore dhe veriore, dhe përmirësime të infrastrukturës në bazën detare në ishullin e Kretës.

Ushtria amerikane qe një kohë të gjatë ka prezencë ushtarake në Greqi, siç ka edhe në vendin rival të saj, në Turqi.

Marrëveshja e re përditëson një dokument të nënshkruar për herë të parë në vitin 1990, kur kryeministër ishte babai i kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërsa ligjvënësit ratifikuan marrëveshjen, qindra demonstrues komunistë dhe të majtë protestuan në Sheshin Syntagma kundër marrëveshjes.

Partia kryesore e opozitës së majtë të Greqisë tha se favorizonte bashkëpunimin e zgjeruar të mbrojtjes me SHBA-në, por ligjvënësit e saj nuk e mbështetën marrëveshjen, duke argumentuar se qeveria së pari duhet të marrë një angazhim më të vendosur të mbështetjes së Uashingtonit kundër çdo veprimi të mundshëm armiqësor nga Turqia./Evropa e Lirë

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV