Doloreza Musabelliu është bërë sot anëtarja e 11 e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot Musabelliun për në SPAK, pasi ajo kaloi procesin e vetting-ut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Pas vendimit të KLP-së, Musabelliu do të bëjë betimin para presidentit Ilir Meta, çka zyrtarizon mandatin e saj 9 vjeçar si prokurore.
Përveç Musabelliut, në SPAK janë 8 prokurorë që kanë kaluar të gjitha fazat e vetting-ut, si dhe Dritan Prençi me Vladimir Marën, të komanduar aty përkohësisht.