Deputeti i PS: Si të majtë mendojmë se bizneset duhet të paguajnë më shumë taksa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tatimi progresiv, e aplikuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, ka për qëllim që të bëjë bizneset të paguajnë më shumë. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, deputeti i PS, Ervin Bushati tha se qeveritë e majta mendojnë që bizneset duhet të paguajnë më shumë në shoqëri.

“Qeveritë e majta mendojnë që bizneset duhet të paguajnë pak më shumë në shoqëri, për të ndërtuar një shoqëri të përbashkët. Qeveritë e djathta mendojnë që biznesi duhet tatuar më pak dhe qytetarët nuk duhet të shijojnë të mirat e zhvillimit ekonomik. Ne mendojmë që biznesi duhet të paguajë pak më shumë, prandaj kemi pasur tatimin progresiv. Ata që përfitojnë më shumë nga ekonomia janë bizneset e  mëdhaja. Kur ndërtohet një rrugë nuk e përdorin këmbësorët si puna jonë, e përdorin kompanitë kryesore rrugën dhe në 80% të rasteve rruga është ndërtuar  për kompanitë. Ata do paguajnë më shumë taksa. Kjo është logjika jonë”, tha ai.

Bushati u shpreh i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ndërsa theksoi se PD nuk del dot kurrë forcë e parë në Shqipëri.

“Nga 90 e këtej partia më e madhe  në vend është PS dhe në 2021 kur të kërkojmë mandatin e rinovuar një besëlidhje të re me qytetarët do jemi me të njëjtën qeverisje, me të njëjtin program. Me kryeministrin Rama do kërkojmë një besëlidhje të re me qytetarët. Jemi partia më e madhe dhe kemi për të qenë partia më e madhe. Partisë më të madhe i takon të bëjë edhe mazhorancën. Prandaj është pak i dëshpëruar zoti Basha sepse nuk i dalin llogaritë. PD nuk del dot kurrë forcë e parë në zgjedhjet në Shqipëri. Pikë! Kjo është matematikë”, u shpreh Bushati.

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV