Policja shqiptare kapet me kokainë në makinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë, ku një prej tyre ishte inspektore e Policisë Shqiptare, janë arrestuar nga karabinierët italianë, pasi në mjetin e tyre është gjendur një sasi e konsiderueshme  kokaine.

Ata u ndaluan në komunën e Garbagnate, në afërsi të Milanos, ndërsa ishin duke transportuar drogën me një makinë tip ‘Renault Clio Sw’. Bëhet fjalë për një 29 vjeçar dhe një grua me iniciale F.Z po 29 vjeç, e cila është me profesion inspektore e Policisë Shqiptare.

Dy të arrestuarit dolën përpara Gjykatës në Milano, e cila mori vendimin që burri të lihet me arrest shtëpie ndërsa inspektorja e policisë t’i nënshtrohet detyrimit për paraqitje në Policinë Gjyqësore.

Karabinierët po bënin një kontroll rutinë të dokumenteve ndërkohë që u hasen me një qëndrim jo normal të shqiptarëve, çfarë i detyroi që të bënin një kontroll të imtësishëm ku dhe zbuluan kokainën e fshehur, 38 gram e ndarë në 76 doza të mbështjella me letër alumini./Fjala.al

Të fundit

Papa Françesku falënderon mjekët që i shpëtuan jetën pas pneumonisë bilaterale

Papa Françesku falënderoi me mirënjohje ekipin mjekësor të Spitalit Gemelli në Romë, që e trajtoi gjatë një qëndrimi pesë-javor...

“Negociatat më të shpejta në historinë e BE”/ Rama: Votoni PS për pasaportën europiane

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë e njësisë 1, njësisë 2 dhe njësisë 3 në Tiranë. Rama nënvizoi edhe një...

Qëndruan disa orë të bllokuar në kanionet e Nivicës, evakuohen 7 turistë spanjollë!

Shtatë turistë spanjollë janë evakuuar me sukses pas disa orësh të bllokuar në kanionet e Nivicës, në bashkinë e Tepelenës. Grupi kishte hyrë në...

Kara paralajmëron: Fundi politik për Berishën po vjen

Avokati Romeo Kara, ka deklaruar se këto zgjedhje do ta nxjerrin Berishën nga skena politike. I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në...

Meta nga qelia: Opozita ka fuqinë! Programi ynë sjell ndryshimin

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili garon në Tiranë për deputet tregon për gazeta “Panorama” se si po e zhvillon fushatën elektorale pavarësisht...

Lajme të tjera

Web TV