RAI 3 i përgjigjet Ramës: Kemi shifra të sakta, do publikojmë të tjera!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

RAI 3 i kthen përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat për shtimin e kanabisit me 12 herë në Shqipëri. Pas reportazhit ku televizioni italian raportonte për rritjen me 1200% të kanabisit, kryeministri Rama u hodh direkt në sulm duke akuzuar median italiane. Kryeministri e quajti si një turp gazetaresk lajmin e RAI-t përmes një postimi në Twitter në datën 28 janar.

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12-fishimin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe certifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!” – shkroi Rama në Twitter. Ndërkohë, më 30 janar Rama bëri sërish një postim në Twitter për këtë çështje, duke falënderuar autoritetet e policisë italiane që ndihmojnë në luftën kundër kanabisit, duke bërë edhe përgënjeshtimin e lajmit.

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnë përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike” – shkroi Rama në Twitter më 30 janar.

Por këto deklarata të Ramës nuk kanë ngelur pa përgjigje nga televizioni italian. Përmes edicionit informativ të ditës së premte të datës 31 janar, gazetarët e Rai 3 janë shprehur se nuk tërhiqen nga ajo që kanë raportuar.

“Folëm për BREX-it, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Evropë, Shqipëria. Por Unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare.

Lexo edhe :  Pas 6 ditësh në koma, vdes 13-vjeçarja shqiptare që u aksidentua në Itali

Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojmë shifrat që kemi nxjerrë. Sot do të shohim se si Shqipëria kërkon të afrohet me standardet evropiane që janë drejtësia dhe liria e shtypit” – thuhet në prezantimin e kronikës së Rai 3. Në kronikë flitet për procesin e Vettingut, reformën në drejtësi, si dhe lirinë e medies, duke përmendur edhe televizionin e Ramës, ERTV, si një burim të komunikimit politik të kryeministrit. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Zhgënjim në tregun e kriptovalutave, monedha e Donald Trump në rënie të lirë

Kriptomonedha zyrtare e Donald Trump ka rënë me 32% gjatë 24 orëve të fundit. Kjo rënie vjen mes zhgënjimit...

Pse shqiptarët blejnë rroba të përdorura?

Çmime më të lira, marka cilësore dhe origjinale, apo veshje ndryshe çfarë shiten në tregje apo dyqane, janë arsyet që vajzat e gratë kryesisht...

Sazani një investim politik, jo strategjik

Nga Blendi Kajsiu Pas marrjes së ishullit më të rëndësishëm dhe më të bukur shqiptar nga Jared Kushner, dhëndër i presidentit Trump, vihet re një...

BE thirrje Serbisë: Garantoni lirinë e shprehjes dhe medias, mbroni lirinë e gazetarëve

Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga autoritetet në Serbi që ta garantojnë punën e papenguar të gazetarëve dhe t’i hetojnë rastet e keqpërdorimit të...

Rritje historike/ Bitcoin arrin vlerën 109,000 dollarë pas fitores së Trump-it

Çmimi i Bitcoin-it ka kaluar sot kufirin e 109,000 dollarëve, duke arritur një nivel rekord historik. Gjatë 24 orëve të fundit, çmimi i kriptomonedhës më...

Lajme të tjera

Web TV