Sistemimi në punë dhe përjashtimi nga ekonomike, kostoja 1.4 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike do të trajtohen me një program të ri, i cili do t’ju sigurojë fillimisht punë dhe më pas përjashtim nga skema.  Buxheti i shtetit do të paguaj rreth 1.4 milionë euro për të nxjerrë familje në nevojë nga skema e ndihmës ekonomike përgjatë periudhës 2020-2022.

Përmes një urdhrit të posaçëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe të Ministrisë së Financave, përcaktohet plani i masave për zbatimin e programit të daljes nga skema e ndihmës ekonomike, dhe qëllim final është integrimi i individëve dhe anëtarëve në moshë pune, në tregun e punës.

Në planin e masave, më së shumti kostot janë për saktësimin e të dhënave për punëkërkuesit e papunë, përfitues të ndihmës ekonomike, përgatitjen e kuadrit ligjor për zbatimin e programit të daljes nga skema; Monitorimin dhe implementimi i programit të daljes nga skema NE, që lidhet më së shumti me trajnimet e stafit, raportet, analiza, ndërgjegjësimin dhe informimin e publikut, etj. Masat e pasqyruara nuk përfshijnë iniciativa konkrete se çfarë hapash do të ndiqen për këta individë, nëse do të trajnohen dhe për sa kohë, në cilat zanate dhe sa kohë do t’u duhet për tu integruar në tregun e punës.

Të fundit

Europiani në shtëpi, 0-4 kundër gjermanëve, dështimi i radhës për Shqipërinë U17

Kombëtarja shqiptare U-17 zhvilloi sot ndeshjen e dytë në Kampionatin Europian, përballë Gjermanisë, në stadiumin “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë u mundën...

Aleksandër Çipa: Artan Lame la pas kënaqësi të shijueshme në shkrimet e tij

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për ndarjen nga jeta të publicistit Artan Lame. Çipa...

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

Lajme të tjera

Web TV