Plakja e shpejtë e trurit vjen si pasojë e këtyre dy veseve të këqija

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit të cilët e pëlqejnë një gotë birrë ose gotë verë çdo ditë, shfaqin më shumë shenja se organi i tyre jetik po tkurret, shkruan Daily Mail.

Për çdo gram shtesë të alkoolit që kishin konsumuar në ditë, truri i personave të studiuar ishte 0,02 vjet më të vjetër.

Një tru ‘i vjetër’ do të tregonte më shumë shenja përkeqësimi sesa mesatarja e trurit të njerëzve në të njëjtën moshë në skanime.

Studiuesit kanë vëzhguar skanimet e trurit të mijëra britanikëve të moshës midis 45 deri 81 vjeç, dhe i krahasuan me zakonet e tyre të pirjes.

Disa zakone jetese, të tilla si pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit, do të ndryshojnë mënyrën e funksionimit të trurit.

Për herë të parë, studiuesit në Shkollën e Mjekësisë në Keck, të Universitetit të Kalifornisë Jugore ishin në gjendje të përcaktojnë sesi sasia e alkolit, si dhe pirja e duhanit  çojnë në plakje të trurit.

Dr.Arthur Toga dhe kolegët e tij vlerësuan 17,308 individë të moshës 45 deri 81 vjeç, në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata identifikuan moshën relative të trurit, e cila është mosha e trurit të një individi bazuar në matjet e rezonancës magnetike, në krahasim me moshën mesatare të trurit të moshatarëve të tyre.

Në 11,600 individë për të cilët u mblodhën informacione mbi sjelljen e pirjes, ata që pinin alkool në shumicën e ditëve kishin një moshë relative më të lartë të trurit sesa ata që pinin më rrallë ose aspak.

Çdo gram shtesë i konsumit të alkoolit në ditë ishte i lidhur me 0.02 vjet të moshës shtesë të trurit. Autorët gjetën të njëjtat rezultate për 11 651 individë që siguruan informacione për pirjen e duhanit.

Lexo edhe :  Valë radio misterioze nën akullin e Antarktidës

Ata që pinin duhan më shumë ose gjatë gjithë ditëve, kishin një moshë më të lartë relative të trurit sesa ata që pinin duhan më rrallë ose aspak.

Të fundit

Gazment Bardhi mishëron krizën e deputetëve të PD-së

Nga Namir Lapardhaja Në intervistën e tij të fundit, Gazment Bardhi ka shkuar më larg se çdo deputet tjetër i Partisë...

SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike

SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike. Ai akuzohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”, kryer në...

Trump: Izraeli dhe Irani kanë shkelur armëpushimin

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se të dyja palët si Izraeli ashtu edhe Irani, kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme. Duke folur...

‘Turpi i rinumërimit!’/ Braçe ankohet për votat: Po më shpallen të pavlefshme

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sot në rrjetet sociale duke ngritur akuza për procesin e rinumërimit të votave të 11 majit. Pas...

Publikimi i tezave të lëndëve me zgjedhje, Ministria: Nuk është cënuar procesi i testimit

Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka dalë me një njoftim zyrtar, që pas publikimit të disa prej tezave të lëndëve me zgjedhje, për të...

Lajme të tjera

Web TV