Rikthehet Superliga, cila pritet të jetë supersfida e javës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampionati më i madh i futbollit shqiptar, Kategoria Superiore ka ngritur sot tiparin e javës së 20-të. Tre ndeshje të Superligës do të zhvillohen ditën e sotme ndërsa dy të tjerat janë lënë për nesër, të hënën e 3 shkurtit.

Momentalisht në Gjirokastër është duke u luajtur takimi midis Luftëtarit dhe kampionëve ende në fuqi, Partizanit, të cilët ndodhen në rezultatin 0-3. Ishte Solomon ai i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 2-të të lojës, duke i dhënë kështu tronditjen e parë gjirokastriteve, më pas në minutën e 18-të Rron Broja dyfishoi golat për Partizanin. Ndërsa, Melo shënoi rikthimin e fuqishëm të “Demave” të kryeqytetit duke shënuar golin e 3-të në minutën e 72-të të lojës. Rikujtojmë se Partizani kishte vuajtur shumë në ndeshjet e fundit duke marrë vetëm humbje, ndërsa gjirokastritet e renditur të parafundit në kategori u shkatërruan në stadiumin “Selman Stërmasi” nga Tirana me rezultatin 5-1.

Në orën 17:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera, ajo midis Flamurtarit dhe Kukësit në Vlorë dhe Tirana me Teutën në stadiumin “Air Albania”.

Takimi midis djemve të Vlorës dhe verilindorëve është i rëndësishëm për këta të fundit, të cilët duan të mbajnë të paprekur vendin e parë të kategorisë, ndërsa Flamurtari nga ana tjetër do donte të merrte një fitore pas një sezoni me vuajtje dhe humbje të shumta.

Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave konsiderohet ajo midis Tiranës dhe Teutës. Të dyja skuadrat janë pretendente për të marrë kreun e kategorisë dhe momentalisht bardheblutë e kryeqytetit renditen të dytët, ndërsa Teuta gjendet në vend të katërt me pikë të barabarta me Partizanin, por me një ndeshje më pak se kampionët.

Dita e nesërme na rezervon ndeshjet Bylis-Vllaznia dhe Laç-Skënderbeu. Bylisi ndodhet në vendin e 5-të në kuotën e 30 pikëve, ndërsa Vllaznia në të shtatin me 27 pikë. Të dyja skuadrat do tentojnë të marrin fitore për të kaluar te pozicionet e para dhe për të mos rrezikuar. Bylisi vjen pas humbjes në Durrës, ndërsa Vllaznia pas barazimit të bardhë 0-0 në takimin me Laçin.

Lexo edhe :  "Te Bayern po kaloja në depresion, shpëtova nga Liverpool"

Ndërsa në dyshen tjetër Skënderbeu rikthehet pas fitores 1-0 ndaj Flamurtarit në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi.

Rikujtojmë se ndeshjet Tirana-Teuta dhe Flamurtari-Kukësi do luhen sot në orën 19:00, ndërsa Bylis-Vllaznia dhe Laç-Skënderbeu do mbahen nesër në orën 14:00./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Konfirmohet: Zelensky do të takojë Trump të hënën në Uashington

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se do të takohet me Donald Trump në Uashington të hënën. Kjo vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë tha...

Lajme të tjera

Web TV