Flasin emigrantët: Trafikantët, 2 mijë euro nga Shqipëria për në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigrantët klandestinë trakenë, iranianë e nga Kurdistani, të cilët u shpëtuan nga mbytja të shtunën e javës së shkuar, kanë rrëfyer se kanë paguar nga 2 mijë euro për person, që të dilnin të sigurt në brigjet italiane,

Ata kishin ardhur në Shqipëri në rrugë tokësore, me synimin që të shkonim fillimisht në Itali, e më pas te të afërmit në perëndim.

Klandestinët kanë rrëfyer ngjarjen për oficerët e policisë gjyqësore në Kavajë dhe kanë treguar se si u kontaktuan nga trafikantët, teksa kishin kohë që qëndronin në qendrën e pritjes në Tiranë.

Në qendrën e pritjes në Tiranë jemi kontaktuar me persona, të cilët na premtuan se kundrejt shumës prej 2 mijë euro për person do të na nisnin të sigurt në Itali. Kemi udhëtuar të gjithë së bashku natën.

Na kanë sjellë nga Tirana në Spille të Kavajës. Aty na thanë se duhet të hipnim në një skaf, qe do të na çonte në Itali. Fati ynë i keq që pasi ishim nisur me skaf mjeti u ça dhe ne rrezikuam të gjithë të mbyteshim. Por skafisti lajmëroi autoritetet dhe ata erdhën e na shpëtuan”, kanë treguar ata.

Të fundit

8 korrik 1960: Incidenti i avionit U-2 dhe spiunazhi i Francis Gary Powers

Ngjarja që Tronditi Luftën e Ftohtë  Më 8 korrik 1960, Francis Gary Powers u akuzua zyrtarisht nga autoritetet sovjetike për...

Mero Baze: SPAK, politikë linçuese ndaj Metës e Veliajt

Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me SPAK dhe reformën...

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe...

Vijon zjarri në malin e Dukatit, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë

Prej më shumë se 24 orë, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin Vastak të fshatit Dukat të Vlorës, ku deri tani janë shkrumbuar...

“Nuk jemi në plazh!”/ Gazetaret sportive në qendër të kritikave për veshjet provokuese

Disa nga prezantueset më të njohura të DAZN Italy, Eleonora Incardona, Giusy Meloni, Diletta Leotta dhe Marialuisa Jacobelli janë bërë virale për paraqitjet e...

Lajme të tjera

Web TV