Kalendari/Afatet që duhet të respektojnë bizneset për të shmangur gjobat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar kalendarin që duhet të respektojnë bizneset pagesat e detyrimeve.  Kështu gjatë muajit shkurt, tatimpaguesit duhet të përmbushin detyrimet e deklarimit në afat të disa lloje taksash. Data 10 shkurt është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës vjetore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për vitin 2019. Sipas tatimeve kjo datë është afati i fundit i deklarimit në mënyrë elektronike të librave të shitjes dhe blerjes për muajin janar të këtij viti. Ndërkohë me 14 shkurt është afati i fundit i deklarimit elektronik dhe i pagesës së TVSH-së për janarin. 17 shkurti është afati i fundit i deklarimit dhe i pagesës së taksave për muajin janar, i deklarimit dhe pagesës së rentës minerare, si dhe i kësteve të tatimfitimit.

Kalendari tatimor

10 shkurt 2020

Afati i fundit i dorëzimit në mënyrë elektronike të deklaratës vjetore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për periudhën tatimore të lidhur me vitin kalendarik 2019.

10 shkurt 2020

Afati i fundit i dorëzimit në mënyrë elektronike të librave të shitjes dhe blerjes për periudhën Janar 2020.

14 shkurt 2020

Afati i fundit i deklarimit elektronik dhe i pagesës së TVSH-së për periudhën Janar  2020.

17 shkurt 2020

Afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së taksave kombëtare për periudhën Janar 2020.

17 shkurt 2020

Afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së rentës minerare të muajit Janar 2020.

17 shkurt 2020

Këstet e tatimit mbi fitimin, mund të paguhen edhe në baza mujore, jo me vonë se data 15 e çdo muaji, por afati i fundit i parapagimit të këstit  tremujor të tatimit mbi fitimin, për muajt Janar, Shkurt , Mars është data 30 Mars 2020.

20 shkurt 2020

Afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së Tatimit në Burim për periudhën Janar 2020.

Lexo edhe :  Moody’s vlerëson Shqipërinë/ Përspektivë e qëndrueshme, rritja e ekonomisë mbetet e fortë

20 shkurt 2020

Afati i fundit i deklarimit të listëpagesës dhe pagesës së  Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi për periudhën Janar 2020.

 

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV