Lista/ Ish-të përndjekurit që marrin këstin e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë dëmshpërblimin e këstit të tretë duhet të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Financave. Janë në total 90 përfitues, dosjet e të cilëve janë shqyrtuar nga Drejtoria e Pagesave dhe kanë 3 ditë kohë për të plotësuar dokumentacionin që u mungon në dosje. Trashëgimtarët e ish-të dënuarve që kanë emrin në listë duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive.

PERFITUESIT ISH-TE PERNDJEKURIT

Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, (emër/mbiemër), apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet, emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.

Në rast se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës, apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutimeve pa gjyq. “Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative e lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Të fundit

E vërteta që rrodhi: WikiLeaks dhe dosja e fshehtë e Afganistanit

Më 25 korrik 2010, bota zuri frymën. WikiLeaks, platforma e themeluar nga Julian Assange, publikoi më shumë se 75...

Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

Italia ka konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor dhe dy viktima që nga fillimi i vitit 2025, në një kohë...

Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie. Teksa u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, ai...

Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Kanë mbetur në histori

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar nga skena politike, figura të...

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia nuk ecën me hapa të...

Lajme të tjera

Web TV