test

Nis sot Anti-KÇK-ja/ Kriminelët, afat 48 orë të justifikojnë pasurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot pritet të nisë zbatimi në terren i paketës ligjore Anti-KÇK. Personat e dyshuar, të dënuar më parë, apo që kryejnë veprimtari kriminale kanë afat brenda 48 orëve që të justifikojnë pasurinë e tyre përmes plotësimit të formularit që parashikon ligji Anti-KÇK.

Ashtu siç deklaroi ditën e djeshme edhe kryeministri Edi Rama në prezantimin e paketës Anti-KÇK përpara repartit RENEA, dita e sotme parashikon nisjen e shpërndarjes së formularëve të parë për personat të cilët struktura e OLF-së ka dyshime se kanë vendosur pasuri përmes krimit.

I gjithë procesi për vërtetimin nëse pasuria është vendosur përmes aktiviteteve kriminale apo jo do të mbyllet në harkun kohor të 30 ditëve.

Efektivët e ‘Operacionit Forca e Ligjit’, e cila është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trajnim të specializuar dhe stërvitje do të dalin në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapo miratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.

Sipas procedurës së parashikuar në ligj dhe të deklaruar nga kreu i qeverisë, Edi Rama duke nisur nga sot, kriminelëve u dërgohet një formular brenda apo jashtë burgut dhe ata duhet të justifikojnë pasurinë.

Ky formular pasi është plotësuar nga vetë personat e dyshuar i dërgohet SPAK-ut (Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme) institucione të cilat duhet të shprehen për 15 ditë.

I gjithë procesi mbyllet brenda një muaji, përgjatë së cilës do të vërtetohet nëse pasuritë e vendosura nga subjektet e dyshuara janë përfituar përmes aktiviteteve kriminale apo jo.

ANTI-KÇK-ja/ Ku do të shkojë pasuria që do t’u sekuestrohet kriminelëve?

Një nga pyetjet që është shtruar shpesh që pas miratimit nga qeveria të paketës Anti-KÇK, është se ‘ku do të përfundojnë asetet dhe gjithë pasuria që do t’u sekuestrohet kriminelëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe të gjithë atyre që kanë vendosur pasuri në mënyrë të paligjshme?

Për këtë pyetje jep përgjigje vetë ligji dhe kryeministri Edi Rama.

Në prezantimin e sotëm të paketës ligjore Anti-KÇK bashkë me ministrin e Brendshëm, Rama shpjegoi se si do të përdoren asetet e sekuestruara të krimit të organizuar.

Kryeministri Edi Rama premtoi para policëve se pasuritë e sekuestruara të kriminelëve do të shkojnë për pagat e punonjësve të policisë dhe për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Lexo edhe :  “Vula e PD”/ Gjykata e Apelit vendos sot nëse i takon Bashës apo Berishës

Me këto pasuri, sipas Ramës do të ndërtohet akademia e sigurisë, ndërsa edhe mjetet e tyre do i kalojnë policisë.

Dhe me pasuritë e tyre ne do të rrisim në radhë të parë rrogat tuaja, do të shërbejnë si burim për të shpërblyer punën tuaj, mbështetje për fëmijët e policëve të vrarë, do të mbështesim akademinë e sigurisë. Dhe me mjetet e tyre motorike ne do të shtojmë kapacitet motorike të policisë së shtetit, paketa anti-KCK parashikon jo vetëm kaq, por edhe bllokimin e lëvizjes për jashtë shtetit, jashtë njësisë së tyre administrative, jo të nisen me autokolona makina luksoze dhe të shkojnë të nxjerrin pushkë në Himarë apo Dhërmi në mes të sezonit. Paketa parashikon mos marrjen pjesë të tyre në tenderë, heqjen e të gjitha licencave që disponojnë. Këta ruajnë me polici private, këta nuk do të gëzojnë më asnjë licencë. Këta kanë radio, mjete ndriçimi të posaçme, sisteme videosh dhe survejimesh”, deklaroi sot Rama gjatë prezantimit të sotëm të paketës Anti-KÇK.

Megjithatë, në paketën ligjore Anti-KÇK, nuk parashikohet në mënyrë specifike që pasuritë e konfiskuara të asteteve kriminale do të shkojnë për të rritur pagat e policive apo do të jenë një mbështetje financiare për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Sipas nenit 26 të ligjit Anti-KÇK, vetëm thuhet se asetet dhe pasuritë do të kalojnë në pronësi të shtetit.

Ndërsa në nenin 30 të këtij ligji shkruhet se vetëm 3 për qind e këtyre pasurive do të përdoret për t’u dhuruar bursa fëmijëve të familjeve në nevojë.   Megjithatë, pritet të shohim se si do të zbatohet paketa ligjore Anti-KÇK, të cilën shoqëria civile dhe opozita e konsiderojnë si një hedhje në erë të vetë Kushtetutës. Ndërsa nga ana tjetër, duket se qeveria ka marrë miratimin e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, të cilat gjithashtu i kërkojnë që çdo gjë të bëhet brenda kuadrit ligjor./Fjala.al/

Të fundit

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma...

Lajm i keq për Shqipërinë, dëmtohet titullari i sulmit

Jasir Asani rrezikon të mungojë për ndeshjen e radhës të Shqipërisë ndaj Kroacisë, në Europian. Sulmuesi i djathtë ka pësuar një dëmtim në këmbën e...

Shqiptarët në Dortmund

Nga Ilir Yzeiri Manifestime të tilla të mëdha, siç janë Kampionati Europian apo ai botëror, disa herë, bëhen shfaqje gjigande ku parakalojnë më së shumti...

Shqiptarët duhet të braktisin natyrën hakmarrëse!

Nga Spartak Ngjela Por, a mund ta kapërcejmë këtë në një proces vetjak për të kaluar nga depresioni që të shkakton ideja e hakmarrjes, tek...

Premtimi i Berishës/ “Do dyfishoj rrogat dhe pensionet sapo të vij në pushtet”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një premtim për qytetarët gjatë fjalës së tij në protestën e përnatshme, në rrugën “Mustafa Matohiti”. Berisha tha se do...

Lajme të tjera

Web TV