Të pathënat e kryeministrit/ Kurti, i arrestuar nga serbët e shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albin Kurti tanimë është kryeministri i ri i Republikës së Kosovës.

Ai  u lind në Prishtinë më 24 mars 1975.

Ka qenë një nxënës me rezultate shumë të mira. “Ishte i pari në regjistër me pikët maksimale nga shkolla e mesme deri tek provimi pranues në Fakultetin Teknik. Numri maksimal i pikëve ishte 300 dhe Albini i kishte marrë të gjitha”, ka thënë profesor i tij Salem Lepaja.

Në gusht 1997, Albin Kurti iu bashkua kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.

Në gusht 1998, kur filloi lufta në Kosovë, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi.

Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë, dhe, u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999.

Më 10 qershor 1999, kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe.

Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001.

Më 23 prill 2003, Albin Kurti diplomohet në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë.

Në qershor 2005, Albin Kurti me aktivistë të tjerë politik e bashkë-themeluan një iniciativë qytetare të quajtur Lëvizja Vetëvendosje.

Albin Kurti është arrestuar dhe nga policia e Kosovës në vitin 2015 për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në një nga seancat Kuvendit të Kosovës.

Ai ka botuar me qindra artikuj, dhe është ftuar të prezantojë në universitete të ndryshme të njohura brenda dhe jashtë vendit.

Lexo edhe :  "Erion Veliaj nuk mund të mbajë peng karrigen, ta shkarkojmë!"

Kurti gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitet 2011-2014.

Bashkëshortja e Albin Kurtit është me Norvegjeze. Ata janë njohur në Prishtinë. Ajo ka qenë gazetare dhe ka shkruar artikuj për një gazetë në Norvegji.

Në vitin 2014 çifti është bërë me një vajzë.

Albin Kurti është shprehur se vajzës së tij i flet shqip por ajo njeh shumë mirë dhe gjuhën norvegjeze.

Albin Kurti flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbo-kroate.

 

 

Të fundit

Drogë në Gjermani, SPAK i sekuestron vilën dhe “Lambon” në Palasë

Rrjeta e hedhur nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për gjetjen e pasurive të një 44-vjeçari shqiptar të akuzuar për...

Shqiptari dhe motra e tij “kapen mat”. Fituan 1 mln paund me mashtrim

Redinel Korfuzi, një ish-analist i tregjeve financiare pranë firmës së menaxhimit të aseteve “Janus Henderson”, në Britaninë e Madhe është dënuar me gjashtë vjet...

Aksident fatal në autostradën Tiranë–Durrës/ Humb jetën 18-vjeçari, plagoset pasagjeri

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë...

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

“Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!”, deklaroi Elon Musk në fillim të korrikut, duke shpallur krijimin e “America Party”,...

13 korrik 1985 – Live Aid: Kur muzika iu përgjigj urisë botërore

Përgatiti: Leonard Veizi Në një ditë të nxehtë korriku, kur ajri mbi qytetet përvëlonte rrugët dhe njerëzit kërkonin hijet e pakta që mbeteshin në mes...

Lajme të tjera

Web TV