OFL-ja bën sikur e godet, reagon Lul Berisha: I kam me NIPT-e bizneset!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kërkesës së dërguar nga Operacioni Forca e Ligjit për deklarimin e pasurisë së Lulzim Berishës, ka reaguar avokati i tij, Detar Hysi. Sipas tij, Berisha ka vetë një bar-kafe me qira dhe një autobot që shpërndan naftë për anijet. Ndërsa të tjera i janë sekuestruar nga shteti.

Në një reagim për mediat avokati i njohur ka theksuar: “Të gjitha pronat e tij janë sekuestruar nga Gjykatat e të gjitha Shkallëve dhe kanë kaluar në favor të shtetit. Lulzim Berisha ka vetëm një biznes kafe me qira, të cilën e ka të regjistruar në QKB. Ai ka një tjetër biznes për transportin e naftës në anijet brenda portit të Durrësit dhe vetëm aty. Bizneset janë të regjistruara me NIPT të rregullt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe nuk ka asgjë për të fshehur as për të deklaruar. Biznesi që është në emrin e motrës së tij, është kthyer me vendim gjykate dhe këtu nuk dihet se çfarë duhet të deklarojë”!

Ai është shprehur se formulari i OFL për deklarimin e pasurisë nuk i është dorëzuar ende, por sapo të mbërrijë do ta plotësojnë duke i rikujtuar drejtuesit të këtij operacioni që Lulzim Berisha, edhe pse i përfolur për një mori krimesh të rënda i ka të gjithë mundësitë t’i bind autoritete për çështjen e pasurisë së tij.

Në fakt detar Hysi ka reaguar në emër të vetë Lulzim Bersihës, ish-kapos së bandës gjakësore të Durrësit, i cili fitoi lirinë në një betejë ligjore të dyshimtë. Mbi të dhe dy grupet e tij bien një dyzinë me vrasje, atentate, trafiqe e gjobëvenie, por që ai mundi të shfrytëzonte hapësirën ligjore dhe të dilte në liri e madje edhe si i punësuar i bashkisë së Durrësit.

Lexo edhe :  Himarë/ U rrëzua ndërsa zbriste nga shkëmbi me litar, ndërron jetë turistja holandeze

Operacioni i nisur dy ditë më parë ka nisur zhurmshëm, pro pa asgjë konkrete në lidhje me emrat më të njohur të krimit në vend, veç se ka treguar se krimi është i ligjëruar nga shteti për sa kohë do i kërkohet të tregojë nëse mundet se e kujt është pasuria që mban emrin e tij apo të familjarëve të tij. n.k/Fjala.al/

 

 

Të fundit

Nga pasioni te profesioni: Zgjidhni programin tuaj të studimeve në UBT

Prof. Dr. Fran Gjoka “Natyra nuk është një vend për të vizituar. Ajo është shtëpia jonë.”— Gary Snyder Kjo thënie sublimon...

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga një qeveri e shkrirë qartazi...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

“Më kishin paralajmëruar për Endrit Shabanin, por i besova dhe…”

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit brenda koalicionit me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e...

“Partitë e reja janë plani i Ramës sipas modelit serb: opozitë me 7-8 parti”

Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të...

Lajme të tjera

Web TV