Organizata ku bën pjesë edhe Shqipëria, kundërshton planin e Trump për Palestinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata për Bashkëpunimin Islamik (OBI), ku edhe Shqipëria është anëtare, ka kundërshtuar planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për zgjidhjen e konfliktit Palestinë-Izrael. Takimi u zhvillua në Jedah të Arabisë Saudite, dy ditë pas Liga Arabe kundërshtoi gjithashtu planin.

Në rezolutën e miratuar në fund të mbledhjes thuhet se Organizata “u bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që të mos merren me këtë plan ose të bashkëpunojnë me administratën e SHBA-së në zbatimin e tij në çdo formë ”.

Trump deklaroi pak ditë më parë se plani i tij i nxjerr fitues të dyja shtetet, me palestinezët që konfirmojnë shtetin e tyre me kryeqytet Abu Dis, zonë pak kilometra larg Jeruzalemit. Por ky plan është kundërshtuar menjëherë nga Palestina, e cila kërkon Jeruzalemin Lindore si kryeqytet të sajin, ndërsa pretendon se plani i Trump i heq të drejtat mbi territoret në Bregun Perëndimor.

Ndërkohë, sa i përket rezolutës së Miratuar nga OBI, ende nuk ka një reagim nga Tirana zyrtare nëse e mbështet ose jo qëndrimin kundër planit të presidentit të SHBA-së.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV