Skënder Minxhozi: Drejtësia e re ka mbështetjen amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 “Shqiptarët presin nga ambasadorja e re amerikane, që të vazhdoj të jetë, ashtu si paraardhësit e saj, një prani që do të sjellë ulje tonesh, moderim dhe bashkëpunim mes palëve politike”. Analisti Skënder Minxhozi beson se ardhja e Yuri Kim përkon me një moment të rëndësishëm të vendit tonë , kur sipas tij “reforma në drejtësi shkon drejt përmbushjes së plotë, afrimi me BE kërkon një shtet të aftë për të pastruar fenomene si korrupsioni e krimi”

Z. Minxhozi, si mendoni, çfarë presin shqiptarët nga ambasadorja e re, e SHBA-ve Yuri Kim?

Ndryshimi i një ambasadori amerikan është gjithmonë një ngjarje që e tejkalon rutinën diplomatike në Tiranë. Aq më tepër që ambasadorja Yuri Kim vjen pasi posti i ambasadorit të SHBA rrinte bosh prej shumë muajsh. Sa për shqiptarët, mendoj se ata presin nga ambasadorja e re amerikane, që të vazhdoj të jetë, ashtu si paraardhësit e saj, një prani që do të sjellë ulje tonesh, moderim dhe bashkëpunim mes palëve politike. Prej 30 vjetësh në imagjinatën e shqiptarit të mesëm, ambasadori i SHBA ka qenë dhe mbetet një institucion që ka folur hapur dhe pa humbur kohë, kur vendi ka kaluar situata delikate. Kjo vlen mendoj edhe për ambasadoren Yuri Kim.

Ambasadorja amerikane ka kërkuar çrrënjosjen e korrupsionit, luftë ndaj krimit të organizuar dhe zbatimin e ligjit, a ka premisa që Shqipëria të luftojë këto tre fenomene me mënyrën si është bërë deri tani reforma në drejtësi?

Yuri Kim vjen në Shqipëri në një moment kur këto tema janë në majë të agjendës së punëve në një vend si Shqipëria. Reforma në drejtësi shkon drejt përmbushjes së plotë, afrimi me BE kërkon një shtet të aftë për të pastruar fenomene si korrupsioni e krimi. Sesa do të jemi në gjendje të plotësojmë këtë listë kërkesash këtë do ta tregojë koha. Shpresat janë që së afërmi edhe shqiptarët të dalin nga lista e popujve që prodhojnë qeverisje të dobëta dhe të korruptuara.

Lexo edhe :  Rama takime në Burrel: Dibra do jetë metropol! Fjala 'çyryk' ka mërzitur ca burra

Sa seriozisht e ka SHBA kur thotë që të hetohen zyrtarët e lartë, ndërkohë që SPAK nuk nisur të hetojë asnjë nga dosjet e mëdha përkundrazi dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër, ia transferoi prokurorisë së këtij qyteti apo dosje të tjera si ÇEZ dhe skandali me Unazën e Re, të cilat janë pushuar?

Mendoj se kur flitet për institucione si SPAK, duhet parë përtej disa rasteve konkrete. Kjo strukturë nuk ka pasur ende të kohë të tregojë sesa është në gjendje të ngrihet në pritshmëritë e shqiptarëve. I duhet dhënë kohë drejtësisë së re të tregojë çfarë është në gjendje të bëjë. Edhe përkrahja amerikane dhe evropiane ndaj këtyre institucioneve, mendoj se ka pikërisht këtë qëllim. Që të lejojë ndërgjegjësimin e drejtësisë së re shqiptare, për të qenë e ndryshme nga ajo e djeshmja. Dhe kjo kërkon kohë.

A rrezikon Yuri Kim të përfundojë si Donald Lu, duke mos parë që të kapet asnjë ‘peshk i madh’?

Vështirë të hedhim fall për mënyrën sesi do të mbarojë mandati i Yuri Kim, kur ajo sapo ka nisur punën e saj. Kim vjen në Tiranë në kushte të ndryshme nga ato të paraardhësve të saj. Duhet parë cilat do të jenë dinamikat që do të përcaktojnë mandatin e saj diplomatik në muajt dhe vitet që vijnë.

A do të shkojë dot Shqipëria drejt një konsensusi të madh  për pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin e organizuar?

Kjo varet. Për shembull të korruptuarit gjallojnë në politikën shqiptare, që në ditën e ndryshimit të sistemit. Pra 30 vjet nuk kanë mjaftuar. Besoj se rrëzimi gradual i disa zyrtarëve me rekorde kriminale të fshehura, përbën një mësim të mirë, që partitë të mos kandidojnë më figura me të shkuar problematike. Është një mësim që po e mësojnë mbi lëkurën e tyre dhe si tillë, shpresoj të jetë një mësim afatgjatë për to.

Intervistoi: Bardhi Quku

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV