Një ngjarje e rëndë sot tronditin Elbasanin ku shakatar për plagosjen e 5 personave ishte shtetasi Aldiron Shehu. Ai u arrestua në vendngjarje dhe shkaktoi një aksident të 3-fishtë pasi nuk ju bind autoriteteve për të ndaluar automjetin që drejtonte.
Pasi policia arriti të ndalonte makinën e tij duke hedhur zinxhirë dhe gozhdë, por ai ka hapur zjarr duke plagosur rëndë një efektiv policie, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Përmbysja e automjetit të tij është bërë një burim aksidenti pasi dy makina të tjera janë përplasur ku mes tyre edhe një makinë auto-shkollë.
Nga përplasja janë plagosur 5 persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital.
Emrat e të plagosurve nga kjo ngjarje janë: Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë, Diana Plaka, Durim Plaka (burrë e grua), Albert Cani, instruktor auto-shkollë dhe Adriana Mukja.
Por Shehu nuk është i panjohur për policinë pasi ai është me precedent penal në vitin 2018 me akuzën e “Trafikimit të qenieve njerëzore”.
Në brendësi të makinës së tij janë gjetur një sërë targash false, të cilat ende nuk është mësuar se për çfarë do të përdoreshin./Fjala.al