Do largohet nga Manchester United, Pogba flet me shokët e skuadrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga emrat më të mëdhenj e të lakmuar të momentit në futboll, Paul Pogba duket se kurrë nuk gjeti vendin që meritonte te skuadra e Manchester United.

Francezi duket se e ka vendosur përfundimisht largimin e tij nga klubi anglez dhe këtë gjë ia ka thënë edhe shokëve të skuadrës.

Mediet britanike raportojnë se mesfushori është mërzitur në “Old Trafford” dhe se do të kërkojë largimin me çdo kusht gjatë verës.

Ai ka pësuar shumë lëndime në kohët e fundit, gjë që e ka penguar të tregojë rëndësinë e tij brenda kësaj skuadre. Tani  ka ngelur vetëm që agjenti i tij, Mino Raiola të bisedojë me klubin e Manchester United dhe të gjejë një zgjidhje.

Real Madridi dhe Juventusi janë dy nga pretendentët kryesorë të cilët kërkojnë ta kenë francezin në radhët e tyre,që prej kohës kur ai ishte te skuadra e Torinos.

Manchester United kërkon plot  150 milionë euro për kartonin e mesfushorit, ndërsa klubet që kërkojnë ta marrin atë nuk ofrojnë më shumë se 100 milionë euro./Fjala.al/

Të fundit

Progres, por jo marrëveshje: Çfarë ndodhi në takimin mes Trump dhe Putin?

Me avionë luftarakë, një qilim të kuq dhe një slogan shpresëdhënës – “Në kërkim të Paqes” – të ngjitur...

Të dhënat e OKB: Që nga muaji maj, mbi 1700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë

“Që nga 27 maji e deri më 13 gusht, ne kemi regjistruar të paktën 1.760 palestinezë të vrarë teksa po kërkonin të merrnin ndihma....

Spahiu: Putin përfiton nga takimi me Trump pas izolimit 3 vjeçar

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv në lidhje me Samitin e Alaskës dhe takimin e presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, se shefi i...

Nga “trend” në tragjedi, thikat në duart e 14-vjeçarëve shqiptarë

Nga Leonard Veizi Nuk është thjesht një modë e shëmtuar. Nuk është një lojë adoleshentësh që përfundon me një plagë të lehtë dhe pak gjak....

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim politik. Para kamerave dhe fotografëve,...

Lajme të tjera

Web TV