Luftë civile? 35 ditët më të errëta në historinë e Barcelonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Josep Maria Bartomeu i uroi të gjithëve lumturi për vitin 2020 duke mos ditur se ditët në vazhdim do të ishin më të errëtat në historinë e Barcelonës, që do sillnin madje një luftë civile brenda klubit.

Sipas raportimeve të medies spanjolle “Marca” Bartomeu sot do të takohet me Eric Abidal, sapo të kthehet nga udhëtimi, për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

Pas fjalëve të Lionel Messit, përmes “Instagramit” të tij, bordi aktual i drejtorëve është i trembur dhe thuajse i zhytur. Eliminimi në ndeshjen gjysmëfinale të Super Kupës, shkarkimi i Ernesto Valverde, refuzimi i Xavi Hernandez, kontrata e përkohshme Setien, dëmtimi i Luis Suarez, dëmtimi i Dembélé dhe fjalët e Leo Messit duket se janë faktorë, të cilët tregojnë situatën e rëndë në të cilën ndodhet ky klub.

E gjithë kjo gjë ka ndodhur në vetëm 35 ditët e para të vitit. Fluturimi drejt Arabisë Saudite për ndeshjen gjysmëfinale të Super Kupës së Spanjës i dha goditjen më të madhe ish trajnerit të Barçës Ernesto Valverdes.

Pas largimit të Valverdes u kërkua që në krye të stolit të vendosej Xavi Hernandez, i cili e refuzoi këtë pozicion.

Quique Setien u zgjodh të vihej në krye të stolit pasi Bartomeu mori tre refuzime dhe në një lëvizje të nxituar spanjolli u prezantua brenda natës te Barça, por as ai nuk mundi të sillte ndryshim për mirë te kjo skuadër.

Pas ardhjes se Setien në krye të stolit të katalunasve, Luis Suarez duhej të bënte disa operacione që do e mbanin jashtë fushave të lojës.

Ndërsa sapo ishte kthyer pas një dëmtimi që e la gjatë jashtë loje, Ousmane Dembele u lënduar sërish gjatë stërvitjeve me skuadrën dhe tashmë nuk mund të luajë endem, duke e humbur kështu të gjithë këtë sezon.

Lexo edhe :  "Rama ka nja 25 vite që përfiton..." Agron Shehaj reagon për sulmet e PD dhe PS

Por problemi me serioz brenda katalunasve pa dyshi, ishte përgjigjja e Leo Messit ndaj Eric Abidal.

Francezi tha në një intervistë që lojtarët nuk e kanë pëlqyer Ernesto Valverde, kjo gjë ka sjell reagimin Messit i cili i ka thënë Abidal që të mos flasë në emër të tyre.

“Unë mendoj se kur flasim për lojtarët, duhet të japim emra sepse nuk mund të përfshihemi  të gjithë dhe ushqehen gjëra që janë thënë dhe nuk janë të vërteta“,-shkruan Messi.

Në këtë situatë ku ndodhet klubi katalunas mund të thuhet me plotë gojë se këto 35 ditë kanë qenë më të errëtat në historinë e Barçës./Fjala.al/Katerina Tafa/

 

 

Të fundit

Humbja shqiptare e LaCivitas dhe fryma botërore anti-Trump

Nga Skënder Minxhozi Orët e para të të hënës kanë sjellë turma të mëdha entuziaste në rrugët e Bukureshtit me...

Marrëveshja historike, BE dhe Londra afrohen sërish pas divorcit të bujshëm

Britania e madhe dhe Bashkimit Europian u dakordësuan për riformatimin më të rëndësishëm të lidhjeve tregtare dhe të mbrojtjes qe prej Brexit, pasi ardhja...

Europiani U-17 nis me humbje, Shqipëria mposhtet nga Portugalia

Kombëtarja shqiptare U-17 e ka nisur me humbje Kampionatin Europian të moshave duke u mposhtur nga Portugalia. Ekipi luzitan arriti të mposhtë kuqezinjtë në...

“Të jesh deputet është punë, jo kapardisje”, Erion Braçe ka një mesazh për të rinjtë

Si një prej deputetëve më të vjetër socialistë, Erion Braçe nga Report Tv ka një mesazh për gjeneratën e re të PS. Për deputetët...

Mbyllet numërimi për votën preferenciale, Olta Xhaçka merr mandatin në Tiranë

Është mbyllur numërimi për votën preferenciale në Qarkun e Tiranës. Olta Xhaçka ka mundur të marrë mandatin e deputetit për Partinë Socialiste duke lënë jashtë...

Lajme të tjera

Web TV