Sherri Messi-Abidal, presidenti i Barcelonës pritet të shkarkojë francezin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E mbushur me deklarata e reagime të njëpasnjëshme ka qenë diat e sotme për klubin e Barcelonës dhe personat dikur të lidhur me të.

Fjalët e drejtorit sportiv të Barçës, Eric Abidal për shkarkimin e ish teknikut Ernesto Valverde që sipas francezit u largua se nuk e donin lojtarët solli reagimin e yllit të kataluansve Lionel Messit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Messi i është drejtuar Abidal duke i thënë që të flasë për emra dhe të mos drejtohet për lojtarët në përgjithësi, duke sulmuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë zyrtarin.

Kjo ndodhi duket se ka shqetësuar shumë edhe presidentin Josep Maria Bartomeu, i cili ka bërë një takim urgjent me Abidal dhe kudo po qarkullojnë zëra se francezi mund të shkarkohet.

Madje media spanjolle “Mundo Deportivo” e ka bërë këtë gjë tashmë fakt të kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi./Fjala.al/

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV