Një personazh i njohur dhe shumë i anatemuar është shfaqur në takimin që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme në Këshillin e Atlantikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kryeministri është për një vizitë zyrtare. Damir Fazliç, biznesmeni i akuzuar nga opozita socialiste në kohën e qeverisë Berisha, ishte një dëgjues i vëmendshëm i kryeministrit shqiptar në Uashington.
“Të gjithë ata që janë dënuar për trafik narkotikësh, qeniesh njerëzore, veprimtari që lidhen me terrorizmin apo vrasje dhe një sërë krimesh të rënda duhet të vërtetojnë që shtëpia, biznesi apo automjetet vijnë nga puna dhe jo nga veprimtari e paligjshme. Policia duhet të raportojë bazuar mbi një listë të mbyllur sepse ka një listë të personave të inkriminuar”, është shprehur Rama në këtë takim.
Kreu i qeverisë u pyet dhe për mundësinë që Shqipërisë ti hapen negociatat. Ndryshe nga deklarata të mëparshme Rama preferoi të mos shpreh pritshmëri të larta.
Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Atlantikut kreu i qeverisë u shpreh dhe për Mini-Shengenin dhe kritikat ndaj kësaj nisme.
Mes të pranishmëve në sallën e bashkëbisedimit ra në sy edhe personazhi jo pak i njohur për publikun shqiptar, Damir Fazlliç. Biznesmeni,me origjinë serbo-boshnjakë është bërë shumë herë pjesë e mediave shqiptare. Përmes një shoqërie të themeluar në Shqipëri në vitin 2005 me ortak dhe zotërues të vetëm serbo-boshnjakun Damir Fazliç, me aktivitet tregtar në fushën e projekteve të zhvillimit urban dhe të ndërtimit, u akuzua t’i ketë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 2 milionë eurosh, duke ndjekur një skemë mashtrimi me rimbursimet fiktive.
Këtë herë Damir Fazlliç, qëndron përballë kryeministrit Edi Rama,në reshtë të dytë dhe dëgjon me vëmendje gazetarët që pyesin dhe kryeministrin Rama. Partia Socialiste kur ishte në opozitë e ka konsideruar Fazlliçin mik të ngushtë të ish-kryeministrit Sali Berisha. E jo pak herë ai është akuzuar nga opozita socialiste si përfitues nga fondet e buxhetit të shtetit përmes qeverisë së para vitit 2013.
Me sa duket Fazlliç ka rritur të gjejë korridoret për të mbërritur deri tek fasada e kryeministrit Rama. Gjithsesi në këtë fja të qeverisjes socialiste disa herë janë publikuar lajme ku flitet për të afrim mes dy personazheve, dhe ku Fazlliç vazhdon të përfitojë nga paratë e buxhetit të shtetit, por këtë herë në mënyra më të sofistikuara e pa rënë shumë në sy.