“I dua të gjithë shqiptarët”, Alketa Vejsiu flet shqip në ‘Sanremo 2020’

Alketa Vejsiu është ngjitur mbrëmjen e sotme në skenën e festivalit të përvitshëm në Itali, ‘Sanremo’, për të prezantuar krah drejtuesit artistik, Amadeus. Moderatorja shqiptare kishte veshur një fustan në ngjyrë rozë, i cili tek krahët mbulohej nga gurë të cilët shkëlqenin.

Ajo çfarë tërhiqte tjetër vëmendjen ishin dhe aksesorët që Vejsiu kishte zgjedhur për të vendosur, vathët dhe unazat mjaft fine. Moment i cili ka dalluar ka qenë ai kur Alketa zgjodhi t’i përshëndeste të gjithë shqiptarët në gjuhën shqipe duke thënë: “I dua të gjithë shqiptarët”.

Më tej ajo ka vazhduar të moderojë, duke treguar për të gjithë të pranishmit në festival, por dhe teleshikuesit nga shtëpia se e kishte ëndërruar dhe dashur prej kohësh këtë moment suksesi në karrierën e saj televizive. (Revista Who)

 

View this post on Instagram

 

Benvenuta a #sanremo2020 @alketavejsiu ? #sanremo70

A post shared by Sanremo Rai (@sanremorai) on