I kap projekti i rrugës,  pronarët që marrin 51.3 milionë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i rrugës “Isuf  Balta”, Tiranë”.  Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Tiranë. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, për pasuritë e llojit “truall”, do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës me vlerë të përgjithshme prej 51.3  milionë lekë. Ky fond shpronësimi do të përballohet nga fondet e Bashkisë Tiranë. Lista e përfituesve, të cilët do t’iu merret toka për ndërtimin e rrugës do të publikohet nga Bashkia e Tiranës

Sipas vendimit vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasurinë e llojit “truall”, me vlerë 51 306 408 lekë, do të përballohet nga fondet e Bashkisë Tiranë. Ndërsa shpenzimet procedurale në vlerën 50 000 lekë do të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa shpenzimet procedurale në vlerën 1 557 508 lekë, për publikim në organet e shtypit, do të përballohen nga subjekti kërkues, Bashkia Tiranë.

Ndërkohë Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, brenda 30  ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit, mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

Të fundit

Butaforia politike e Berishës

Nga Artur Ajazi Prej 2 javësh, kryetari PD-së Sali Berisha, po “shpjegon në detaje programin e asaj force politike”. Kur...

Vota e diasporës/ Celibashi: Ja kur do të nisë shpërndarja e fletëve

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se emigrantëve, zarfi me fletën e votimit do t’u shkojë në banesë. Celibashi u shpreh se postieri do...

Kur ngatërrojmë Europën me BE dhe samitet me reformat!

Nga Lutfi Dervishi Por atëherë përse gjithë kjo histeri? Sepse jemi në fushatë.  Në një akt solemn, qeveria ka shpallur 15 dhe 16 majin ditë pushimi,...

Media britanike jehonë ishullit të Sazanit: Një parajsë për adhuruesit e natyrës!

E përditshmja britanike “Express” i ka kushtuar një artikull ishullit të Sazanit, duke e cilësuar një parajsë për adhuruesit e natyrës. por edhe një ishull...

Fletët e votimit për diasporën/ Nis përgatitja e zarfave

Komisioni qendror i zgjedhjeve po bën gati fletët e votimit për diasporën, që do t’u nisen shqiptarëve jashtë vendit për të marrë pjesë në...

Lajme të tjera

Web TV