37-vjeçari nga Lushnja: Kërkoj të bëhem si Linda Rei

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tomor Brahushi, 37-vjeç, ka lindur në qytetin e Elbasanit dhe është braktisur nga prindërit biologjik përpara maternitetit e në moshën 9-vjeçare u birësua nga një çift në Lushnjë.

Ai ka rrëfyer se në moshën 12-vjeçare është përdhunuar. I ftuar në Tvklan, Tomorri tregoi se dëshiron që jeta e tij të ndryshoj pasi ndihet femër dhe dëshiron të kryej operacionet e nevojshme për t’u ndier vetvetja duke mos u gjykuar nga njerëzit e tjerë.

Gjithashtu ai i bëri një kërkesë autoriteteve të Policisë Lushnjë se kërkon mbrojtjen e tyre pasi herë pas herë lekët që ai mbledh nga lypja ja marrin me dhunë njerëz të ndryshëm.

Pjesë nga intervista:

Mirela Milori: Ti ke lindur me dy gjini?

Tomor Brahushi: Ndihem femërore!

Mirela Milori: Ti ndihesh femër?

Tomor Brahushi: Po!

Mirela Milori: Tani do të jesh burrë apo grua? E ke ndarë çfarë do të jesh?

Tomor Brahushi: Nuk kam bërë një jetë, nuk e kam realizuar. Kisha qejf që të bëhesha si Linda Rei, që të jetoja dhe unë një jetë normale si puna e Lindës, si puna e të tjerëve, mos kem ngacmime, mos kem dhunim.

Mirela Milori: Tomor të të bëj një pyetje direket. Do të martohesh me një grua apo me një burrë?

Tomor Brahushi: Jo kështu si jam, nuk martohem me asnjë, vetëm bashkëjetesë.

Mirela Milori: Do të bashkëjetosh me një grua apo me një burrë ?

Tomor Brahushi: (Qesh)

Mirela Milori: Më thuaj të vërtetën mos qesh?

Tomor Brahushi: Kam emocion!

Mirela Milori: Ka patur raste dhune ndaj teje?

Tomor Brahushi: Ka pasur në fillim, më hynin drogaxhinjtë në shtëpi, më dhunonin, më merrnin atë pesë lekëshin që lypja. Me lypje kam jetuar, nuk kam profesion. Më dhunonin, jam dhunuar seksualisht që i vogël, jam përdhunuar që i vogël, që në fëmijëri.

Lexo edhe :  Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

Mirela Milori: Sa vjeç ke qenë?

Tomor Brahushi: Që në moshën 12 vjeç sot jam 37 vjeç dhe jam i qetë dhe dua të kem një mbrojtje nga Policia e Lushnjës, që mos abuzojë njeri të afrohet afër meje.

Mirela Milori: Ishe me prindërit që të rritën? Ju tregove për atë që të ndodhi?

Tomor Brahushi: Po!

Mirela Milori: Çfarë ndodhi?

Tomor Brahushi: Atëherë asgjë s’ndodhi, ai hyri 6 muaj brenda në burg!/Fjala.al

Të fundit

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV