Anti-KÇK/ Salianji: Listës me 200 emra po i bëhet shërbimi i fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar aksionin e fundit të qeverisë i ashtuquajtur anti-KÇK. Ai thekson se është një show që në fund u shërben të gjithë atyre personave që janë listuar.

Pa diskutim ai që e ka organizuar si show, si film me njerëz me pushtet politik, duket qartazi se ka një vëmendje të madhe të këtij banaliteti. Populli e “ha” në fillim. Dy javët e para që të nxjerrë sikur ka një risk të madh, fillimisht nxjerr një police me syze dhe më pas nxjerr identitetin e saj. Në fund do të dalin të gjithë të larë dhe gjithë listës me 200 e ca emra, do t’u bëhet shërbimi i fundit deri në fund të vitit 2020”, tha Salianji në “Zonë e Lirë”.

Duke u ndalur tek procesi i tij gjyqësor, Salianji u shpreh se do të nxjerrë prova të reja për gjyqtari Artan Gjermeni, që dha vendimin e dënimit kundër tij, duke e akuzuar atë të lidhur me banda kriminale.

Pa diskutim që ajo është një çështje e stisur nga një gjyqtar që është në shërbim të bandave. Do të nxjerrë prova të tjera. Është shërbëtor i Enver Dondollakut dhe Aldo Bares. Nuk ka asnjë shans që ajo çështje që është kthyer në gjyqësore. Prokurorët që hetuan këtë punë të dy u shkarkuan nga vettingu”, u shpreh ai.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV